RRETH NESH

PROFET HARI

man_of_god_harry_image3

Haralambos Cakonidis (Hari) është pastori i Christian Church Of All Nations – Thessalonica. Lindi në 21 Nëntor të vitit 1984 në Agjio Athanasio të Dramës, një fshat i vogël në pjesën Verilindore të Greqisë.Duke u rritur,jeta i kishte përgatitur një rrugë të pazakontë e cila do ta udhëhiqte në thirrjen e Perëndisë për jetën e tij. Udhëtimi i tij është një histori e mrekullueshme e hirit të përsosur të Perëndisë, hir i cili merr njerëz të papërshtatshëm dhe i vendos në pallatin e Tij përjetësisht.

Duke u rritur vetëm 10 minuta larg nga qyteti historik dhe i vjetër biblik në Filipi (sot një monument i trashëgimisë botërore i njohur nga UNESCO), që nga mosha e vogël ishte një vizitor i rregullt i burgut të apostullit Pal dhe Sila, dhe që nga ajo moshë ishte i familjarizuar me historitë që shkruhen në Veprat e Apostujve. Bëhet fjalë për historitë e fuqisë së Perëndisë që tundën Greqinë dhe të gjithë botën, fillimi i historisë së një dhome të errët burgu që do të mbetej në histori si djepi i Krishtërimit në Evropë, por edhe në të gjithë botën pagane. Këto histori nga Bibla e Shenjtë mbetën të skalitura në kujtesën e këtij të riu dhe ishin pikërisht keto histori që mbajtën të ndezur flakën e pasionit të ringjalljes në zemren e tij.

Jeta e tij e mbushur me shumë paqëndrueshmëri e drejtoi Harin në Hollandë, aty ku bëri hapat e tij të para si një biznesmen i ardhshëm duke qënë vetëm 20 vjeç. Punoi shumë dhe nuk vonoi të shikonte frytet e para të djersës së tij, por duke hedhur nje sy thellë brenda tij, ishte akoma i pakënaqur dhe në kërkim të kuptimit të vërtetë të ekzistencës së qënies njerëzore. Atëherë ndodhi diçka në jetën e tij që do të ishte pikë referimi dhe që do të bënte kthesë 180 gradë. Në një përvojë mbinatyrore me Perëndinë, I Plotfuqishmi i zbuloi planin e Tij për jetën e tij dhe gjëra që do të ndodhnin në lidhje me thirrjen e tij-thirrja ishte e qartë. Hari shpenzoi 10 vitet e mëpasme afër mësuesit të tij profetit T.B Xhoshua, duke u përpjekur që të bëhet i përshtatshëm për Perëndinë, në mënyrë që në orën e caktuar të jetë i gatshëm të përmbushë thirrjen e tij hyjnore.

Në këtë fazë më të rëndësishme të jetës së tij, ishte profeti T.B Xhoshua në Sinagogë, Kisha e të Gjitha Kombeve (SCOAN) në Lagos të Nigerisë, që e mësoi se proçesi është më i rëndësishëm se rezultati dhe karakteri është vaji hyjnor që e mban ndezur flakën e vajosjes së Perëndisë në jetën e një njeriu. Hari, me qindra njerëz të rinj nga e gjithë bota, refuzoi të gjitha ato gjëra që bota kishte për t’i ofruar në mënyrë që të merrte trajnimin e veçantë, me qëllim që të ndërtonte karakter. Ndërkohë që Perëndia e vajosi për shërbesën e Tij dhe akoma gjendej nën mbikqyrjen e mësuesit të tij, Perëndia filloi ta përdorte që të shëronte, të çlironte dhe të profetizonte duke zbuluar opinionin e Perëndisë. Megjithatë kishte për të përshkuar shumë rrugë deri sa të përmbushte trajnimin e tij.

Disa vite më vonë, me udhëzimin e Frymës së Shenjtë, në 19 Prill të vitit 2015 ndërtoi Sinagogën, Kisha e të Gjitha Kombeve Selanik, në qytetin biblik të Selanikut. Që nga ai moment, punon pa pushim që të sjellë mesazhin e Ungjillit në shtetin e tij dhe në të gjithë botën. Shenjat dhe mrekullitë që Fryma e Shenjtë bën në Kishë, kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve në nivel kombëtar dhe mbarbotëror, duke e prezantuar Zotin tonë Jezus Krisht tek miliona njerëz në të gjithë botën. Në të njëjtin moment, ai vazhdon të jetë një njeri i qetë i cili e ka kushtuar jetën e tij në shërbesën e atyre që ndodhen në nevojë, të jetimëve dhe të njerëzve të cilët janë të refuzuar nga shoqëria,duke investuar kohën e tij tek të rinjtë, që për shumicën e tyre është bërë mësues dhë atë-një trajner i cili përgatit udhëheqësit e ardhshëm. Historitë në Veprat e Apostujve janë ringjallur dhe shërbëtori i Zotit, si një pranues i padenjë i hirit të Tij, nuk mund veçse të qëndrojë si një far drite, shprese dhe frymëzimi. Historia e tij na tregon “Të gjithë kemi një thirrje. Nëse ndjek thirrjen tënde, do të surprizosh veten tënde dhe do sjellësh ndryshimin në këtë botë”

Puna e përhapjes së Ungjillit të Jezusit në mbarë botën ka një rëndësi të madhe. Kështu, Më i Larti po kërkon me padurim burra dhe gra që do të bëhen pjesë e familjes së Tij dhe do të ndihmojnë për të bërë këtë punë të madhe! Jezu Krishti ende fuqizon personat e përshtatshëm për të bërë punën e Tij sot dhe Ai është gati të përdorë këdo që është i hapur për të marrë trajnimin, për të mësuar rrugët dhe mënyrën e Tij të jetesës.

Me hirin e veçantë të Perëndisë , mëshira, favori dhe fuqia e  Perëndisë në jetën e Profetit Harri u janë dhënë  edhe fëmijëve të tij frymërorë.Perëndia, duke qenë Ati Besnik , e bekoi me bollëk Profetin duke i dhënë gjashtë fëmijë frymërorë – pesë Profetë dhe një Profeteshë!

Fëmijët  frymërorë të Njeriut të Perëndisë, Harrit tani po mbajnë zjarrin e Frymës së Shenjtë, pasi ndoqën trajnimin dhe mësimet hyjnore të mentorit të tyre, të cilat përfunduan duke tërhequr vëmendjen e vajosjes së Perëndisë. Tani, duke mbajtur Frymën e Shenjtë brenda tyre, ata tashmë janë në misionin e aspiruar nga Perëndia për të ndryshuar jetë, për të ndryshuar kombet dhe për të ndryshuar botën!

Michael Kalaitzoglou

Evgenia Zefteridou

Stavros Michailidis

Sorin Ciceo

Giannis Michailidis

Kastriot Sinaj

Pin It on Pinterest