ππ„π‘π„ππƒπˆπ€ 𝐄𝐒𝐇𝐓𝐄 πƒπ€π’π‡π”π‘πˆ!

NjΓ« kohΓ« e bekuar adhurimi ku prezenca e PerΓ«ndise ishte aty duke prekur zemrat e njerΓ«zve. BesimtarΓ«t iu bashkuan grupit te adhurimit duke lavdΓ«ruar dhe lartΓ«suar emrin e Tij.

𝐉𝐄𝐙𝐔𝐒 πŠπ‘πˆπ’π‡π“πˆ πˆπ’π‡π“π„ πŒπ„ 𝐈 πŒπ€πƒπ‡π„ 𝐒𝐄 ππ‘πŽππ‹π„πŒπ„π“ 𝐄 𝐒𝐀𝐉!

ShΓ«rbesa pΓ«rfshiu gjithashtu njΓ« dΓ«shmi tΓ« fuqishme nga Zonja Matilda Beqari nga Tirana, e cila ndau rrugΓ«timin e saj
tΓ« clirimit. PΓ«r 3 vite ajo vuajti nga depresioni i cili e coi nΓ« pirjen e 50 paracetamoleve njΓ«heresh. Ajo luftoi me sfidat
nga mΓ« tΓ« ndryshme fizike dhe emocionale duke pΓ«rfshirΓ«: tendenca vetΓ«vrasΓ«se, grindje nΓ« familje dhe zemΓ«rim tΓ«
pakontrollueshΓ«m.KΓ«to kushte ndikuan shumΓ« keq nΓ« jetΓ«n e saj. MegjithatΓ«,pΓ«rmes besimit tΓ« saj dhe fuqisΓ« sΓ« PerΓ«ndisΓ«, ajo pΓ«rjetoi njΓ« shΓ«rim dhe clirim tΓ« jashtΓ«zakonshΓ«m,kur profet Kastrioti u lut pΓ«r tΓ«, pakontrollueshmΓ«ria e zemΓ«rimit Γ«shtΓ« zhdukur, depresioni Γ«shtΓ« zhdukur dhe grindjet nΓ« familje ska mΓ«. Historia e saj inkurajon tΓ« tjerΓ«t tΓ« besojnΓ« nΓ« fuqinΓ« e PerΓ«ndisΓ«.

Njeriu i PerΓ«ndise, Kastriot, ndau nje mesazh te mrekullueshΓ«m me titullin: “PerΓ«ndia eshte dashuri”.
Ai theksoi se fjala e PerΓ«ndise thotΓ« te duash te afΓ«rmin tΓ«nd porsi veten tΓ«nde.
Zoti na ka thirrur qΓ« ne t’i duam njerΓ«zit dhe jo t’i gjykojmΓ« ata pavarΓ«sisht se kush janΓ« apo se cfarΓ« bΓ«jn, pasi pΓ«rballΓ« PerΓ«ndise jemi te gjithΓ« mΓ«katarΓ«.


ShumΓ« njerΓ«z nΓ« ditΓ«t e sotme thonΓ« se besojnΓ« dhe se e duan Zotin, por nΓ« realitet dashuria pa vepra Γ«shtΓ« e vdekur.
Sepse kur nuk ke dashuri nΓ« zemrΓ«n tΓ«nde nuk mund tΓ« veprosh, nuk mund tΓ« besosh, nuk mund tΓ« falΓ«sh, nuk mund tΓ« jetosh.
Profeti Kastriot shpjegoi se dashuria njerΓ«zore quhet kufizim por dashuria e PerΓ«ndise quhet pΓ«rjetΓ«si. PerΓ«ndia Γ«shtΓ« dashuri.
KΓ«to ishin vargjet biblike qΓ« njeriu i PerΓ«ndise ndau me popullin e tij.

1Gjoni 4:18-21 “NΓ« dashuri nuk ka frikΓ«, madje dashuria e pΓ«rsosur e nxjerr jashtΓ« frikΓ«n, sepse frika ka te bΓ«jΓ« me ndΓ«shkimin, dhe ai qΓ« ka frikΓ« nuk eshte i pΓ«rsosur nΓ« dashuri. Ne e duam atΓ«, sepse ai na deshi i pari. Po tΓ« thotΓ« dikush: “UnΓ« e dua PerΓ«ndinΓ«” dhe urren vΓ«llanΓ« e vet, Γ«shtΓ« gΓ«njeshtarΓ«; sepse ai qΓ« nuk do vΓ«llanΓ« e vet tΓ« cilin e sheh, si mund tΓ« dojΓ« PerΓ«ndinΓ«, qΓ« nuk e sheh? Dhe ky Γ«shtΓ« urdhΓ«rimi qΓ« kemi marrΓ« nga ai: ai qΓ« do PerΓ«ndinΓ«, tΓ« dojΓ« edhe vΓ«llanΓ« e vet.”
Vet biri i PerΓ«ndisΓ« predikoi dashuri dhe dha dashuri. NΓ« kΓ«tΓ« botΓ« do te kemi tundime, mundime, xhelozi, urrejtje por ne qoftΓ« e kemi dashurinΓ« e Jezusit me vete asgjΓ« nuk mund te na pengoj.
Shembulli i Jozefit na tregon se pavarΓ«sisht vuajtjeve qe vΓ«llezerit e tij i shkaktuan, ai kurrΓ« nuk i gjykoi apo i urreu ato, por pΓ«rkundrazi, Jozefi i fali duke treguar dhembshuri dhe dashuri pasi ai e dinte se gjithcka qΓ« ndodhi gjatΓ« rrugΓ«s, u bΓ« pΓ«r te pΓ«rmbushur premtimin e PerΓ«ndisΓ« nΓ« jetΓ«n e tij. Ai e dinte se vΓ«llezerit e tij u pΓ«rdoren nga fryma e PerΓ«ndisΓ« qΓ« ta dΓ«rgonin atΓ« nΓ« Egjipt nΓ« mΓ«nyrΓ« tΓ« tillΓ« qΓ« ai tΓ« shpΓ«tonte familjen, fisin dhe popullin e tij.
Si fΓ«mijΓ« tΓ« PerΓ«ndisΓ« tΓ« gjitha gjΓ«rat qΓ« kalojmΓ« kΓ«tu nΓ« tokΓ« nuk janΓ« pΓ«r tΓ« na rrΓ«zuar apo pΓ«r tΓ« na shkatΓ«rruar, por janΓ« pΓ«r tΓ« na ngritur nΓ« njΓ« nivel tjetΓ«r me PerΓ«ndinΓ«.
Ashtu si fjala e PerΓ«ndisΓ« na thotΓ« nΓ« bibΓ«l, tre gjΓ«ra do tΓ« ngelen: 1. Besimi; 2. Shpresa; 3. Dashuria. Po mΓ« e madhja Γ«shtΓ« DASHURIA!

Share this page! Choose your platform!

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

πŽππ„πƒπˆπ„ππ‚π„ πˆπ’ 𝐒𝐔𝐂𝐂𝐄𝐒𝐒!

πŽππ„πƒπˆπ„ππ‚π„ πˆπ’ 𝐒𝐔𝐂𝐂𝐄𝐒𝐒!

πŽππ„πƒπˆπ„ππ‚π„ πˆπ’ 𝐒𝐔𝐂𝐂𝐄𝐒𝐒! With hearts filled with anticipation, people of faith gathered at the Christian Church of all nations - Tiranaand sung praises to the One who was, is and is to come, burdens were laid down, and souls were refreshed in the presence of God. 𝐉𝐄𝐒𝐔𝐒...

read more
ππ„π’πˆπŒπˆ ππ”πŠ 𝐄𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐍𝐉𝐄 π„πŒπŽπ‚πˆπŽπ!

ππ„π’πˆπŒπˆ ππ”πŠ 𝐄𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐍𝐉𝐄 π„πŒπŽπ‚πˆπŽπ!

ππ„π’πˆπŒπˆ ππ”πŠ 𝐄𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐍𝐉𝐄 π„πŒπŽπ‚πˆπŽπ! NjΓ« kohΓ« tΓ« vecantΓ« kaluam nΓ« adhurim ndΓ«rsa besimtarΓ«t u mblodhΓ«n nΓ« KishΓ«n e Krishtere tΓ« tΓ« gjitha Kombeve - TiranΓ«. Fryma e ShenjtΓ« lΓ«vizi me fuqi, duke dhuruar shΓ«rim, Γ§lirim nga robΓ«ria shpirtΓ«rore dhe fizike, dhe lloje tΓ« ndryshme...

read more
π–π‡πŽ πˆπ’ 𝐓𝐇𝐄 𝐓𝐑𝐄𝐀𝐒𝐔𝐑𝐄 πŽπ… π˜πŽπ”π‘ 𝐇𝐄𝐀𝐑𝐓?

π–π‡πŽ πˆπ’ 𝐓𝐇𝐄 𝐓𝐑𝐄𝐀𝐒𝐔𝐑𝐄 πŽπ… π˜πŽπ”π‘ 𝐇𝐄𝐀𝐑𝐓?

WHO IS THE TREASURE OF YOUR HEART? A blessed worship time of divine encounter where hearts where touched by the presence of God and lives were changed. It was not just another Sunday service; it was a moment of grace, divine appointment and an experience that stays...

read more

Pin It on Pinterest