ππ„πŠπŽ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐍𝐄 π’ππ‘πŽπ•π€!

Nuk ishte vetΓ«m njΓ« mbledhje njerΓ«zish, por ishte diΓ§ka mΓ« e thellΓ« – momente tΓ« bukura adhurimi ku zemrat filluan tΓ« kΓ«rkojnΓ« Zotin dhe tΓ« mbΓ«shteten te Mbreti i MbretΓ«rve dhe Zoti i ZotΓ«rve.





𝐈 π‘πˆπ” 𝐐𝐄 π•π”π€π‰π“πˆ 𝐍𝐆𝐀 𝐄𝐍𝐃𝐑𝐑𝐀𝐓 𝐄 πŠπ„ππˆπ‰π€ 𝐏𝐄𝐑 𝟏𝟐 π•πˆπ“π„ 𝐄𝐃𝐇𝐄 π™πŽπ“πˆ 𝐄 π‚π‹πˆπ‘πŽπˆ!

Pas kohΓ«s sΓ« adhurimit, ishte njΓ« kohΓ« inkurajuese e dΓ«shmisΓ« sΓ« njΓ« tΓ« riu. Xhoshua, nga Tirana, ndau historinΓ« e tij se si ka luftuar me sulme nΓ« Γ«ndrrat e tij qΓ« kur ishte 5 vjeΓ§. Gjithashtu, vuajti per njΓ« kohΓ« tΓ« gjatΓ« me zemΓ«rimin, dicka qΓ« kishte ndikuar keq nΓ« marrΓ«dhΓ«nien me familjen dhe shoqΓ«rinΓ« e tij. Po me prekjen e mrekullueshme tΓ« Jezus Krishtit ndΓ«rmjet profetit Kastriot, Xhoshua gjeti paqe nΓ« Γ«ndrrat e tij, vuajtja e tij me makthet mori fund. Gjithashtu marrΓ«dhΓ«nia e tij me familjen dhe shoqΓ«rinΓ« u pΓ«rmirΓ«sua jashtΓ«zakonisht shumΓ«. Lavdi Jezus Krishtit!

Profeti Kastriot, mikpriti besimtarΓ«t me njΓ« mesazh shumΓ« inkurajues, me titullin “Beko PerΓ«ndinΓ« nΓ« sprovat”.
Filloi duke thΓ«nΓ« qΓ« shumΓ« besimtarΓ« sot e njohin FjalΓ«n e PerΓ«ndisΓ«, dhe kjo Γ«shtΓ« gjΓ« e mirΓ«, sepse me FjalΓ«n e PerΓ«ndisΓ« mund tΓ« luftosh kundΓ«r armikut. Por nga ana tjetΓ«r, njerΓ«zit e humbasin kΓ«tΓ« betejΓ« pΓ«r shkak tΓ« situatave qΓ« kalojnΓ«. Por Fjala e PerΓ«ndisΓ« na mΓ«son se situatat nuk janΓ« pΓ«r tΓ« na shkatΓ«rruar, por pΓ«r tΓ« na Γ§uar nΓ« njΓ« marrΓ«dhΓ«nie mΓ« tΓ« fortΓ« me PerΓ«ndinΓ«. Fjala e PerΓ«ndisΓ« na mΓ«son tΓ« bekojmΓ« PerΓ«ndinΓ« nΓ« sprovat tona, sepse nΓ« sprovat tona PerΓ«ndia do tΓ« na bekojΓ«. Sprovat janΓ« aty pΓ«r tΓ« na Γ§uar nΓ« njΓ« nivel mΓ« tΓ« lartΓ« me PerΓ«ndinΓ« dhe pΓ«r tΓ« na afruar mΓ« tepΓ«r me TΓ«.

Profeti Kastriot vazhdoi duke lexuar tek Jobi 1:20-22 Β AtΓ«herΓ« Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokΓ«n; pastaj ra pΓ«rmbys dhe adhuroi, dhe tha: β€œLakuriq dola nga barku i nΓ«nΓ«s sime dhe lakuriq do tΓ« kthehem. Zoti ka dhΓ«nΓ« dhe Zoti ka marrΓ«. QoftΓ« i bekuar emri i Zotit”. NΓ« tΓ« gjitha kΓ«to Jobi nuk mΓ«katoi dhe nuk paditi PerΓ«ndinΓ« pΓ«r ndonjΓ« padrejtΓ«si.

Profeti Kastriot shpjegoi qe Jobi kishte frikΓ« nga PerΓ«ndia dhe e respektonte AtΓ«. PerΓ«ndia lejoi qΓ« Jobi tΓ« sprovohej. Jobi ishte i pasur, ai kishte gjithΓ§ka, por erdhi njΓ« kohΓ« kur Jobi u sprovua. Dhe gjatΓ« kΓ«saj kohe, ai ishte besnik ndaj PerΓ«ndisΓ« dhe e dinte qΓ« kishte qenΓ« i drejtΓ« nΓ« sytΓ« e PerΓ«ndisΓ«. Jobi bekoi PerΓ«ndinΓ« nΓ« sprovat e tij, sepse ai e dinte se do tΓ« bekohej pas sprovΓ«s. Jobi e kaloi me sukses sprovΓ«n, pavarΓ«sisht se humbi gjithΓ§ka. Jobi nuk mund tΓ« gjente ngushΓ«llim pΓ«rveΓ§se te PerΓ«ndia. Por sot shumΓ« nga ne, kur kalojmΓ« pΓ«rmes njΓ« situate, ankohemi dhe fajΓ«sojmΓ« tΓ« tjerΓ«t. Profeti Kastriot theksoi qΓ« PerΓ«ndia zgjedh atΓ« qΓ« do tΓ« kaloni, por ju zgjidhni si do ta kaloni. ShumΓ« nga ne zgjedhim mΓ«nyra tΓ« ndryshme pΓ«r tΓ« kaluar sprovat. NΓ«se lexoni, do tΓ« shihni qΓ« tΓ« gjithΓ« njerΓ«zit e PerΓ«ndisΓ« kanΓ« kaluar sprova. Ashtu si floriri kalon pΓ«rmes zjarrit. Floriri qΓ« tΓ« dalΓ« i pastΓ«r duhet tΓ« kalojΓ« pΓ«rmes zjarrit. Gjithashtu besimi duhet tΓ« kalojΓ« pΓ«rmes zjarrit pΓ«r tΓ« dalΓ« i sinqertΓ«. Γ‡do situatΓ« qΓ« kaloni, mos u frikΓ«soni, sepse pas situatΓ«s vjen bekimi. Zgjidhja e situatΓ«s sime vjen nga qielli, sepse Ai qΓ« besoj Γ«shtΓ« mΓ« i FortΓ« se situata ime. Profeti Kastriot inkurajoi besimtarΓ«t tΓ« bekojnΓ« Zotin nΓ« sprovΓ«n e tyre sepse ata qΓ« bekojnΓ« PerΓ«ndinΓ« nΓ« sprovat e tyre do tΓ« bekohen nga PerΓ«ndia gjatΓ« sprovave tΓ« tyre. Gjithashtu shpjegoi nga Jakobi 1:2-3 qΓ« thotΓ«:Β Ta konsideroni njΓ« gΓ«zim tΓ« madh, o vΓ«llezΓ«r tΓ« mi, kur ndodheni pΓ«rballΓ« sprovash nga mΓ« tΓ« ndryshmet,
duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qΓ«ndrueshmΓ«ri.Β 
Profeti Kastriot tha qΓ« shumΓ« njerΓ«z janΓ« larguar nga besimi pΓ«r shkak tΓ« njΓ« sprove. Jobi humbi tΓ« gjitha, por i mori ato 2 fishi mΓ« shumΓ«. Kur beson qΓ« PerΓ«ndia Γ«shtΓ« me ty, kush mund tΓ« jetΓ« kundΓ«r teje? Disa pyesin si mund tΓ« kalojnΓ« besimtarΓ«t pΓ«rmes situatave. Ne si besimtarΓ« jemi njΓ« rrezik pΓ«r Satanin. PΓ«rkushtimi ndaj Zotit nuk Γ«shtΓ« i lehtΓ«, por nuk Γ«shtΓ« edhe i pamundur.



Share this page! Choose your platform!

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄! TΓ« gjithΓ« te pranishmit adhuruan Atin qjellor edhe ndjenΓ« ripΓ«rtΓ«ritjen dhe shpresΓ«n qe vetΓ«m hiri I Zotit mund te sigurojΓ«. A duhet njΓ« grua tΓ« predikojΓ« FjalΓ«n e PerΓ«ndisΓ«? ShumΓ« njerΓ«z bΓ«jnΓ« pyetjen: β€œA ka tΓ« drejtΓ« njΓ« grua tΓ«...

read more
𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜?

𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜?

𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜? Me zemer plot gezimi dhe nje deshire te thelle per te perjetuar fuqine e mrekullueshme te Zotit. Besimtaret iu bashkuan grupit te adhurimit duke kenduar himne dhe duke lavderuarAte qe ishte,eshte,dhe do te vije - Jezus Krishtin. MesazhI...

read more
Ç𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“π„ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜!

Ç𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“π„ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜!

Ç𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“π„ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜! Me zemer plot gezimi dhe nje deshire te thelle per te perjetuar fuqine e mrekullueshme te Zotit. Besimtaret iu bashkuan grupit te adhurimit duke kenduar himne dhe duke lavderuarAte qe ishte,eshte,dhe do te vije - Jezus Krishtin. MesazhI...

read more
πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡! Ishte njΓ« kohΓ« e bukur adhurimi, ku njerΓ«zit kishin mundΓ«sinΓ« tΓ« shprehnin dashurinΓ« e tyre dhe mirΓ«njohjen ndaj Zotit i cili solli ngushΓ«llim dhe forcΓ« pΓ«r shpirtin e tyre. Profeti Kastriot mirΓ«priti tΓ« pranishmit me njΓ« mesazh inkurajues me titullin...

read more
𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„?

𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„?

𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„? NjΓ« kohΓ« e bekuar ku shpirtΓ«rat e tΓ« pranishmΓ«ve u ngritΓ«n nΓ« lavdΓ«rim, duke pΓ«rjetuar njΓ« paqe dhe shpresΓ« tΓ« thellΓ«. Γ‡do kΓ«ngΓ« dhe lutje ishte njΓ« mundΓ«si pΓ«r t’u afruar mΓ« shumΓ« me Zotin, duke pΓ«rjetuar fuqinΓ« e pranisΓ« sΓ« Tij. π”πƒπ‡π„π“πˆπŒπˆ 𝐈 𝐍𝐉𝐄...

read more
𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ! Ishte njΓ« kohΓ« e qetΓ« nΓ« praninΓ« e Zotit β€” larg zhurmΓ«s sΓ« pΓ«rditshme, duke shijuar mirΓ«sinΓ« dhe pΓ«rqafimin e padukshΓ«m tΓ« Tij, si dhe sigurinΓ« qΓ« mbushte shpirtin. πŠπ”π’π‡ ππ”πŠ 𝐓𝐄 π‹π„π‰πŽπ 𝐓𝐄 π’π‡πŠπŽπ’π‡ 𝐍𝐄 πŠπˆπ’π‡π„? Mirsada po pΓ«rjetonte njΓ« betejΓ« tΓ«...

read more
π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„?

π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„?

π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„? BesimtarΓ«t u mblodhΓ«n si njΓ« familje shpirtΓ«rore, tΓ« bashkuar nΓ« dashurinΓ« e Krishtit, duke kΓ«nduar himne frymΓ«zuese dhe duke pΓ«rjetuar prekjen e Zotit, duke lΓ«nΓ« pas shqetΓ«simet dhe duke u mbushur me dritΓ«n e shpresΓ«s. 𝐍𝐆𝐀 π„π‘π‘π„π’πˆπ‘π€ 𝐍𝐄 πƒπ‘πˆπ“π„!...

read more
πŠπ€ 𝐒𝐇𝐏𝐑𝐄𝐒𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

πŠπ€ 𝐒𝐇𝐏𝐑𝐄𝐒𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

KA SHPRESE NE JEZUSIN! Ishte njΓ« kohΓ« e bukur adhurimi, njΓ« mundΓ«si pΓ«r tΓ« thelluar marrΓ«dhΓ«nien me Zotin dhe pΓ«r tΓ« pasur njΓ« takim tΓ« mrekullueshΓ«m me TΓ«! Zoti Γ§liron shΓ«rbΓ«torΓ«t e Tij besnikΓ« nga problemet e tyre, i vesh me lavdi dhe nuk Γ«shtΓ« larg atyre qΓ« e...

read more
πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 𝐄𝐂𝐄𝐒𝐇 πŒπ„ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 𝐄𝐂𝐄𝐒𝐇 πŒπ„ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 𝐄𝐂𝐄𝐒𝐇 πŒπ„ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„! 𝐍𝐉𝐄 𝐉𝐄𝐓𝐄 𝐄 𝐑𝐄 𝐍𝐄 πŠπ‘πˆπ’π‡π“πˆπ! Lavdi Zotit tΓ« GjithΓ«pushtetshΓ«m pΓ«r mΓ«shirΓ«n dhe fuqinΓ« e Tij! Zonja Shpresa Γ«shtΓ« njΓ« dΓ«shmi e gjallΓ« e hirit dhe mΓ«shirΓ«s sΓ« Zotit. Ajo mori njΓ« profeci nga Profeti Kastriot, i cili i tha: "Ti ke njΓ« jetΓ« tΓ«...

read more
π“π‡π„πŒπ„π‹πŽ ππ„π’πˆπŒπˆπ!

π“π‡π„πŒπ„π‹πŽ ππ„π’πˆπŒπˆπ!

π“π‡π„πŒπ„π‹πŽ ππ„π’πˆπŒπˆπ! Ishte njΓ« kohΓ« e bukur adhurimi, ku njerΓ«zit kishin mundΓ«sinΓ« tΓ« shprehnin dashurinΓ« e tyre dhe mirΓ«njohjen ndaj Zotit, i cili solli ngushΓ«llim dhe forcΓ« pΓ«r shpirtin e tyre! π‹πˆπ‘πˆπ€ 𝐍𝐄 πŠπ‘πˆπ’π‡π“! Simela, njΓ« vajzΓ« e re qΓ« vuante nga ankthi, nga dhimbjet e...

read more

Pin It on Pinterest