πŒπŽπ’ 𝐔 𝐁𝐄𝐉 πŠπŽππ‰πŽ ππŽπ‘ 𝐁𝐄𝐇𝐔 𝐈 𝐕𝐄𝐑𝐓𝐄𝐓𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ !

Sot, besimtarΓ«t ngritΓ«n duart dhe zemrat drejt qiellit, tΓ« mbushur me besim dhe mirΓ«njohje. Ata pΓ«rjetuan paqe, gΓ«zim tΓ« thellΓ« dhe njΓ« ndjenjΓ« tΓ« fortΓ« afΓ«rsie me Zotin.

“Mos u bΓ«j kopje, por bΓ«hu i vΓ«rtetΓ« nΓ« Jezusin!”

ShumΓ« njerΓ«z sot, qΓ« vijnΓ« nΓ« kΓ«tΓ« botΓ«, mΓ«sojnΓ« tΓ« bΓ«jnΓ« gjΓ«ra qΓ« bΓ«jnΓ« tΓ« tjerΓ«t dhe pΓ«rpiqen tΓ« realizojnΓ« disa gjΓ«ra nΓ« jetΓ«. Por, nΓ« realitet, shumΓ« prej tyre nuk po bΓ«jnΓ« atΓ« pΓ«r tΓ« cilΓ«n Zoti i ka thirrur.Ata e gjejnΓ« veten tΓ« lodhur, tΓ« mΓ«rzitur dhe tΓ« pakΓ«naqur.
Pse ndihen kΓ«shtu?
Sepse nuk po pΓ«rmbushin thirrjen qΓ« Zoti ka vendosur mbi jetΓ«n e tyre. Nuk po bΓ«jnΓ« atΓ« qΓ« Zoti i ka thirrur tΓ« bΓ«jnΓ«, por po ndjekin zΓ«rat e njerΓ«zve, duke kopjuar tΓ« tjerΓ«t.Pas shumΓ« vitesh, pyesin veten: β€œPse jam kΓ«tu? Kjo nuk Γ«shtΓ« ajo qΓ« doja tΓ« bΓ«ja.” Dhe nΓ« vend tΓ« kΓ«naqΓ«sisΓ«, ndihen tΓ« dΓ«shpΓ«ruar.Kjo ndodh sepse nuk bΓ«nΓ« atΓ« qΓ« Zoti i kishte thirrur tΓ« bΓ«jnΓ«, por kopjuan dikΓ« tjetΓ«r, duke ndjekur rrugΓ«n e tyre personale dhe jo atΓ« hyjnore.ShumΓ« njerΓ«z kanΓ« humbur thirrjen e tyre sepse kanΓ« ndjekur dikΓ« tjetΓ«r. KanΓ« humbur bekimet sepse janΓ« bΓ«rΓ« kopje, dhe jo tΓ« vΓ«rtetΓ«.Mos u bΓ«j kopjo, por bΓ«hu i vΓ«rtetΓ«! VetΓ«m e vΓ«rteta do tΓ« tΓ« Γ§ojΓ« nΓ« pΓ«rmbushjen e asaj qΓ« Zoti ka vendosur nΓ« zemrΓ«n tΓ«nde.Ajo qΓ« Zoti ka vendosur nΓ« ty Γ«shtΓ« e vΓ«rtetΓ« β€” jo ajo qΓ« ti kopjon nga tΓ« tjerΓ«t. NΓ« BibΓ«l, tΓ« gjithΓ« ata qΓ« PerΓ«ndia i thirri nuk ishin njΓ«soj. PerΓ«ndia i kishte pajisur secilin me njΓ« dhunti tΓ« veΓ§antΓ«. Ata nuk ishin kopje tΓ« njΓ«ri-tjetrit, por ishin ndjekΓ«s tΓ« Jezusit.Profeti Katriot lexoi nga fjala e PerΓ«ndisΓ«: FilipianΓ«t 3:8-9 qΓ« thotΓ« : Dhe me tΓ« vΓ«rtetΓ« i konsideroj tΓ« gjitha kΓ«to njΓ« humbje nΓ« krahasim me vlerΓ«n e lartΓ« tΓ« njohjes sΓ« Jezu Krishtit, Zotit tim, pΓ«r shkak tΓ« tΓ« cilit i humba tΓ« gjitha kΓ«to dhe i konsideroj si pleh, qΓ« unΓ« tΓ« fitoj Krishtin,dhe qΓ« tΓ« gjendem nΓ« tΓ«, duke pasur jo drejtΓ«sinΓ« time qΓ« Γ«shtΓ« nga ligji, por atΓ« qΓ« Γ«shtΓ« nga besimi nΓ« Krishtin: drejtΓ«sia qΓ« Γ«shtΓ« nga PerΓ«ndia, me anΓ« tΓ« besimit .Aty flitet pΓ«r apostullin Pal, i cili i konsideronte tΓ« gjitha gjΓ«rat si plehra – gjΓ«ra qΓ« kishte marrΓ« duke ndjekur njerΓ«zit.Pse i konsideronte plehra?Sepse ishin kopje te marra nga njerΓ«zit. Por kur njohu Jezusin, u bΓ« i vΓ«rtetΓ« β€” sepse ai e zbuloi thirrjen nga lart.Ashtu duhet tΓ« jesh edhe ti i vΓ«rtetΓ«! Zbuloje tΓ« vΓ«rtetΓ«n, dhe e vΓ«rteta do tΓ« tΓ« bΓ«jΓ« tΓ« lirΓ«.

Sot, shumΓ« njerΓ«z udhΓ«hiqen nga mendimet e tΓ« tjerΓ«ve, duke anashkaluar fjalΓ«n e PerΓ«ndisΓ« qΓ« Γ«shtΓ« e vΓ«rteta, rruga dhe jeta.
Behemi kopje e njerΓ«zve, ndjekim njerΓ«zit dhe jo atΓ« qΓ« thotΓ« Fjala e PerΓ«ndisΓ«.Dhe pΓ«r shkak se kanΓ« humbur thirrjen e tyre, shumΓ« njerΓ«z ia drejtojnΓ« gishtin tΓ« tjerΓ«ve. Por faji nuk Γ«shtΓ« te tΓ« tjerΓ«t β€” faji Γ«shtΓ« tek ti, sepse nuk e ke zbuluar tΓ« vΓ«rtetΓ«n dhe je bΓ«rΓ« njΓ« kopje.Lexoi te Veprat e Apostujve 9:3-6 qΓ« thotΓ« : Por ndodhi qΓ«, ndΓ«rsa po udhΓ«tonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetΓ«tiu njΓ« dritΓ« nga qielli.
Dhe, si u rrΓ«zua pΓ«rtokΓ«, dΓ«gjoi njΓ« zΓ« qΓ« i thoshte: β€œSaul, Saul, pΓ«rse mΓ« pΓ«rndjek?β€œ.
Dhe ai tha: β€œKush je, Zot?β€œ. Dhe Zoti tha: β€œUnΓ« jam Jezusi, qΓ« ti e pΓ«rndjek; Γ«shtΓ« e rΓ«ndΓ« pΓ«r ty tΓ« godasΓ«sh me shkelm kundΓ«r gjembaveβ€œ.
AtΓ«herΓ« ai, duke u dridhur i tΓ«ri dhe i trembur, tha: β€œZot, Γ§don ti tΓ« bΓ«j unΓ«?β€œ. Dhe Zoti: β€œΓ‡ohu dhe hyr nΓ« qytet, dhe do tΓ« tΓ« thuhet Γ§‘duhet tΓ« bΓ«sh
.Kush ia zbuloi tΓ« vΓ«rtetΓ«n apostullit Pal? NjΓ« kopje e njerΓ«zve? Jo! VetΓ« Jezusi! Ashtu duhet edhe ti ta zbulosh thirrjen tΓ«nde nga vetΓ« Jezusi, jo duke kopjuar tΓ« tjerΓ«t, por duke qenΓ« i vΓ«rtetΓ« nΓ« Zotin β€” nΓ« besim, nΓ« dashuri, nΓ« bindje dhe nΓ« falje. KΓ«to ndodhin vetΓ«m kur ti njeh tΓ« vΓ«rtetΓ«n.ShumΓ« njerΓ«z dΓ«shtojnΓ« sepse janΓ« bΓ«rΓ« kopje e njerΓ«zve, ndΓ«rkohΓ« qΓ« Zoti na ka krijuar tΓ« jemi tΓ« vΓ«rtetΓ« β€” nΓ« shembΓ«lltyrΓ«n e Tij.Dhe kur je i vΓ«rtetΓ«, do tΓ« zbulosh edhe tΓ« vΓ«rtetΓ«n pΓ«r Krijuesin tΓ«nd.Mos ndiq turmΓ«n – ndiq Jezusin!Kur ti njeh FjalΓ«n e PerΓ«ndisΓ« me tΓ« vΓ«rtetΓ«, atΓ«herΓ« nΓ« besim, e vΓ«rteta do tΓ« tΓ« drejtojΓ«.Nuk mund ta njohΓ«sh tΓ« vΓ«rtetΓ«n nΓ«se nuk beson. Nuk mund ta kuptosh thirrjen tΓ«nde nΓ«se nuk beson qΓ« Zoti tΓ« ka thirrur.PΓ«rndryshe, do tΓ« udhΓ«hiqesh nga pasioni yt, nga dΓ«shirat, nga njerΓ«zit – dhe jo nga Zoti.ShumΓ« janΓ« tΓ« thirrur pΓ«r tΓ« bΓ«rΓ« veprΓ«n e PerΓ«ndisΓ«, por sepse nuk shkojnΓ« te Jezusi, nuk e njohin tΓ« vΓ«rtetΓ«n, e kanΓ« ngatΓ«rruar ose ndryshuar thirrjen e tyre.ShumΓ« njerΓ«z dΓ«shtojnΓ«, gabojnΓ«. Pse? Sepse nuk janΓ« aty ku Zoti i thirri, por aty ku shkuan vetΓ« – duke ndjekur njerΓ«zit.NΓ« momentin qΓ« apostulli Pal njohu tΓ« vΓ«rtetΓ«n, pΓ«r tΓ« ishte gΓ«zim, sepse ai u thirr pΓ«r atΓ«. Edhe pse nΓ« tΓ« kaluarΓ«n kishte zanatin e vet,por kur njohu tΓ« vΓ«rtetΓ«n, gjithΓ§ka ndryshoi.Prandaj, shumΓ« njerΓ«z dΓ«shtojnΓ« nΓ« jetΓ« sepse udhΓ«hiqen nga njerΓ«zit dhe jo nga ajo qΓ« Γ«shtΓ« nga Zoti.NΓ«se ti nuk shkon te Zoti – nuk do tΓ« jesh askushi, sepse ajo qΓ« je thirrur tΓ« bΓ«sh Γ«shtΓ« e kundΓ«rta e asaj qΓ« po bΓ«n tani.Mos u bΓ«j kopje, por bΓ«hu i vΓ«rtetΓ«!

Share this page! Choose your platform!

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

πŒπŽπ’ 𝐄 π‘π„π…π”π™πŽ 𝐏𝐑𝐄𝐙𝐄𝐍𝐂𝐄𝐍 𝐄 π™πŽπ“πˆπ“ 𝐍𝐄 𝐉𝐄𝐓𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

πŒπŽπ’ 𝐄 π‘π„π…π”π™πŽ 𝐏𝐑𝐄𝐙𝐄𝐍𝐂𝐄𝐍 𝐄 π™πŽπ“πˆπ“ 𝐍𝐄 𝐉𝐄𝐓𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

πŒπŽπ’ 𝐄 π‘π„π…π”π™πŽ 𝐏𝐑𝐄𝐙𝐄𝐍𝐂𝐄𝐍 𝐄 π™πŽπ“πˆπ“ 𝐍𝐄 𝐉𝐄𝐓𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄! GjatΓ« adhurimit, njerΓ«zit ndalen nga zhurma e pΓ«rditshmΓ«risΓ« dhe i drejtohen Zotit me sinqeritet, duke i hapur zemrΓ«n plot besim dhe pΓ«rkushtim. DESHMIA E ZONJES ELVIRES NGA TIRANA! Zonja Elvira nga Tirana ndau me...

read more
ππ€π’π”π‘πŽπ‡π” πŒπ„ ππ€π’π”π‘πˆπ“π„Β  ππˆπ„π‹π‹πŽπ‘π„.

ππ€π’π”π‘πŽπ‡π” πŒπ„ ππ€π’π”π‘πˆπ“π„Β  ππˆπ„π‹π‹πŽπ‘π„.

ππ€π’π”π‘πŽπ‡π” πŒπ„ ππ€π’π”π‘πˆπ“π„ ππˆπ„π‹π‹πŽπ‘π„. GjatΓ« adhurimit, njerΓ«zit ngrejnΓ« duart dhe zemrat drejt qiellit, tΓ« mbushur me besim dhe mirΓ«njohje. Ata ndihen tΓ« ngushΓ«lluar, tΓ« mbrojtur dhe tΓ« bashkuar nΓ« njΓ« frymΓ« me Zotin. πŒπ„πŠπ€π“πˆ πŒπ„ π‹π€π‘π†πŽπˆ,ππŽπ‘ π‡πˆπ‘πˆ πŒπ„ π‘πˆπŠπ“π‡π„π” 𝐍𝐄 ππ„π’π„π‹πˆπƒπ‡π‰π„. Zonja...

read more
𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄! TΓ« gjithΓ« te pranishmit adhuruan Atin qjellor edhe ndjenΓ« ripΓ«rtΓ«ritjen dhe shpresΓ«n qe vetΓ«m hiri I Zotit mund te sigurojΓ«. A duhet njΓ« grua tΓ« predikojΓ« FjalΓ«n e PerΓ«ndisΓ«? ShumΓ« njerΓ«z bΓ«jnΓ« pyetjen: β€œA ka tΓ« drejtΓ« njΓ« grua tΓ«...

read more
𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜?

𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜?

𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜? Me zemer plot gezimi dhe nje deshire te thelle per te perjetuar fuqine e mrekullueshme te Zotit. Besimtaret iu bashkuan grupit te adhurimit duke kenduar himne dhe duke lavderuarAte qe ishte,eshte,dhe do te vije - Jezus Krishtin. MesazhI...

read more
𝐖𝐇𝐀𝐓 π†πŽπƒ π’π€π˜π’ π€ππŽπ”π“ π˜πŽπ”!

𝐖𝐇𝐀𝐓 π†πŽπƒ π’π€π˜π’ π€ππŽπ”π“ π˜πŽπ”!

𝐖𝐇𝐀𝐓 π†πŽπƒ π’π€π˜π’ π€ππŽπ”π“ π˜πŽπ”! With hearts full of joy and a deep desire to experience the miraculous power of God, believers joined the worship group singing hymns and praising the One who was, is, and is to come - Jesus Christ. The inspiring message from Prophet Kastriot...

read more
πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡! Ishte njΓ« kohΓ« e bukur adhurimi, ku njerΓ«zit kishin mundΓ«sinΓ« tΓ« shprehnin dashurinΓ« e tyre dhe mirΓ«njohjen ndaj Zotit i cili solli ngushΓ«llim dhe forcΓ« pΓ«r shpirtin e tyre. Profeti Kastriot mirΓ«priti tΓ« pranishmit me njΓ« mesazh inkurajues me titullin...

read more
𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„?

𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„?

𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„? NjΓ« kohΓ« e bekuar ku shpirtΓ«rat e tΓ« pranishmΓ«ve u ngritΓ«n nΓ« lavdΓ«rim, duke pΓ«rjetuar njΓ« paqe dhe shpresΓ« tΓ« thellΓ«. Γ‡do kΓ«ngΓ« dhe lutje ishte njΓ« mundΓ«si pΓ«r t’u afruar mΓ« shumΓ« me Zotin, duke pΓ«rjetuar fuqinΓ« e pranisΓ« sΓ« Tij. π”πƒπ‡π„π“πˆπŒπˆ 𝐈 𝐍𝐉𝐄...

read more
𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ! Ishte njΓ« kohΓ« e qetΓ« nΓ« praninΓ« e Zotit β€” larg zhurmΓ«s sΓ« pΓ«rditshme, duke shijuar mirΓ«sinΓ« dhe pΓ«rqafimin e padukshΓ«m tΓ« Tij, si dhe sigurinΓ« qΓ« mbushte shpirtin. πŠπ”π’π‡ ππ”πŠ 𝐓𝐄 π‹π„π‰πŽπ 𝐓𝐄 π’π‡πŠπŽπ’π‡ 𝐍𝐄 πŠπˆπ’π‡π„? Mirsada po pΓ«rjetonte njΓ« betejΓ« tΓ«...

read more
π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„?

π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„?

π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„? BesimtarΓ«t u mblodhΓ«n si njΓ« familje shpirtΓ«rore, tΓ« bashkuar nΓ« dashurinΓ« e Krishtit, duke kΓ«nduar himne frymΓ«zuese dhe duke pΓ«rjetuar prekjen e Zotit, duke lΓ«nΓ« pas shqetΓ«simet dhe duke u mbushur me dritΓ«n e shpresΓ«s. 𝐍𝐆𝐀 π„π‘π‘π„π’πˆπ‘π€ 𝐍𝐄 πƒπ‘πˆπ“π„!...

read more
πŠπ€ 𝐒𝐇𝐏𝐑𝐄𝐒𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

πŠπ€ 𝐒𝐇𝐏𝐑𝐄𝐒𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

KA SHPRESE NE JEZUSIN! Ishte njΓ« kohΓ« e bukur adhurimi, njΓ« mundΓ«si pΓ«r tΓ« thelluar marrΓ«dhΓ«nien me Zotin dhe pΓ«r tΓ« pasur njΓ« takim tΓ« mrekullueshΓ«m me TΓ«! Zoti Γ§liron shΓ«rbΓ«torΓ«t e Tij besnikΓ« nga problemet e tyre, i vesh me lavdi dhe nuk Γ«shtΓ« larg atyre qΓ« e...

read more

Pin It on Pinterest