GjatΓ« adhurimit, njerΓ«zit qΓ«ndrojnΓ« nΓ« praninΓ« e Zotit me zemra tΓ« hapura, dhe adhuronin me besim dhe e lavdΓ«rojnΓ« me gjithΓ« shpirt Jezus Krishtin.

DΓ«shmia e znj Varvara – Jezusi mΓ« Γ§liroi nga mendimet vetΓ«vrasΓ«se

Znj Varvara pΓ«r mΓ« shumΓ« se 3 vite vuante nga mendimet e saj dhe e shihte jetΓ«n pa asnjΓ« shpresΓ« pΓ«r tΓ« ardhmen. NΓ« Γ§do tundim apo vΓ«shtirΓ«si qΓ« pΓ«rjetonte, ajo pΓ«rballej me mendime vetΓ«vrasΓ«se. Kishte menduar shumΓ« herΓ« tΓ« vriste veten – herΓ« duke pΓ«rdorur thikΓ« pΓ«r tΓ« prerΓ« damarΓ«t, herΓ« duke tentuar tΓ« ndalonte frymΓ«marrjen apo duke marrΓ« ilaΓ§e nΓ« mΓ«nyrΓ« tΓ« rrezikshme.

Arsyeja qΓ« e shtynte drejt kΓ«tyre mendimeve ishte se i dukesh sikur se donin, ose kur ajo ndihej e refuzuar, e urryer apo thellΓ«sisht e mΓ«rzitur. Sa herΓ« qΓ« pΓ«rballej me kΓ«to ndjenja, mendimet vetΓ«vrasΓ«se e pushtonin menjΓ«herΓ« dhe i dukej pothuajse e pamundur t’u rezistonte. Mendimet e saj ishin si njΓ« errΓ«sirΓ« e thellΓ« pa asnjΓ« rreze drite pΓ«r tΓ« ardhmen.

Ajo pΓ«rjetonte edhe Γ«ndrra tΓ« frikshme – shihte njerΓ«z qΓ« e sulmonin, qΓ« pΓ«rpiqeshin ta vrisnin. E gjithΓ« kjo e kishte lodhur shpirtΓ«risht dhe mendΓ«risht, prandaj vendosi tΓ« dilte nΓ« vijΓ«n e lutjes pΓ«r Γ§lirim.

Pas asaj dite, dhe gjatΓ« pesΓ« muajve nΓ« vazhdim, Zoti filloi njΓ« punΓ« tΓ« mrekullueshme nΓ« jetΓ«n e saj. Ajo pas 5 muajsh vendosi t’i japΓ« lavdi PerΓ«ndisΓ« pΓ«r mrekullinΓ« qΓ« Ai bΓ«ri: ajo u Γ§lirua plotΓ«sisht.
QΓ« atΓ«herΓ«, mendimet vetΓ«vrasΓ«se nuk e kanΓ« shqetΓ«suar mΓ«. Edhe pse ka pΓ«rjetuar mohime dhe vΓ«shtirΓ«si si mΓ« parΓ«, fryma vetΓ«vrasΓ«se nuk ka mΓ« fuqi mbi tΓ«. Jezusi e Γ§liroi dhe e mbushi me gΓ«zim dhe shpresΓ« pΓ«r tΓ« ardhmen.

Sot, ajo dΓ«shmon me plot besim se mendimet e saj janΓ« pozitive, janΓ« tΓ« fuqishme pΓ«r tΓ« kundΓ«rshtuar tΓ« keqen. Ajo mezi pret tΓ« shohΓ« se Γ§farΓ« ka pΓ«rgatitur Zoti pΓ«r jetΓ«n e saj. Ajo nuk ka parΓ« mΓ« asnjΓ« nga Γ«ndrrat e frikshme qΓ« shihte mΓ« parΓ«.

Znj Varvara kΓ«shillon tΓ« gjithΓ« njerΓ«zit qΓ« tΓ« ndjekin Jezusin, sepse Ai Γ«shtΓ« zgjidhja e vetme qΓ« kemi pΓ«r tΓ« mos rΓ«nΓ« nΓ« tundimet e satanait. Ajo thotΓ«: β€œDuhet tΓ« kemi sytΓ« gjithmonΓ« te Jezusi!”
NΓ« fund, ajo i premton Zotit se me hirin e Tij, do tΓ« pΓ«rpiqet qΓ« jeta e saj tΓ« jetΓ« pΓ«r lavdinΓ« e PerΓ«ndisΓ«.


Kishim dhe nje DΓ«shmi tjeter te mrekullueshme te zotit Taulant dhe bashkshortes se tij!!
β€œZoti mΓ« dha bashkΓ«shorten qΓ« i lutesha”

Zoti Taulant erdhi nΓ« CCOAN-Tirana me njΓ« kΓ«rkesΓ« tΓ« vetme nΓ« zemrΓ«n e tij: tΓ« martohej me vajzΓ«n qΓ« e kishte Γ«ndΓ«rruar prej kohΓ«sh. QΓ« nΓ« moshΓ«n 24-vjeΓ§are ai kishte dΓ«shiruar tΓ« ndΓ«rtonte njΓ« familje, por pΓ«r vite me radhΓ« nuk kishte mundur ta realizonte kΓ«tΓ« Γ«ndΓ«rr.

Edhe pse kishte qenΓ« i qΓ«ndrueshΓ«m nΓ« lutje dhe kishte bΓ«rΓ« disa propozime, Γ§do herΓ« ishte refuzuar nga pala tjetΓ«r. Zemra e tij kishte mbajtur gjatΓ« Γ«ndrrΓ«n pΓ«r njΓ« vajzΓ« tΓ« veΓ§antΓ«, pΓ«r tΓ« cilΓ«n i lutej PerΓ«ndisΓ« vazhdimisht. Por frika e dΓ«shtimit – e ushqyer nga refuzimet dhe mungesa e shpresΓ«s – e kishte penguar ta hidhte hapin, edhe pse nΓ« zemΓ«r kishte njΓ« ndjenjΓ« tΓ« fortΓ« pΓ«r tΓ«.

NΓ« pΓ«rulΓ«si dhe pa turp, Z. Taulanti vendosi tΓ« dilte nΓ« vijΓ«n e lutjes nΓ« kishΓ«n CCOAN-Tirana, me kΓ«tΓ« kΓ«rkesΓ« tΓ« sinqertΓ« pΓ«r PerΓ«ndinΓ«. Ai mendonte se arsyeja pse nuk mund tΓ« martohej ishte varfΓ«ria apo pamundΓ«sia ekonomike. Por nΓ« atΓ« moment, PerΓ«ndia foli pΓ«rmes profetit tΓ« Tij, Kastriotit, dhe zbuloi tΓ« vΓ«rtetΓ«n shpirtΓ«rore:
Nuk ishte varfΓ«ria qΓ« e pengonte, por sulmet nΓ« Γ«ndrra – frymΓ«ra tΓ« liga qΓ« kishin bllokuar bekimet nΓ« jetΓ«n e tij.

Pas kΓ«saj fjale profetike, Taulanti mori Γ§lirimin e tij dhe ndodhi ajo qΓ« kishte pritur prej kohΓ«sh: propozoi vajzΓ«n pΓ«r tΓ« cilΓ«n ishte lutur dhe ajo pranoi menjΓ«herΓ«! Ata lidhΓ«n kurorΓ« dhe sot janΓ« burrΓ« e grua, tΓ« bashkuar nga dora e PerΓ«ndisΓ«.

Nga ana tjetΓ«r, edhe vajza kishte qenΓ« nΓ« lutje tΓ« vazhdueshme ndaj Zotit. Ajo lutej:
β€œZot, bΓ«j qΓ« burri qΓ« Ti ke pΓ«r mua tΓ« vijΓ« e tΓ« mΓ« thotΓ«: Dua tΓ« martohem me ty.”
Dhe kΓ«shtu ndodhi – fjala qΓ« ajo kishte kΓ«rkuar nga PerΓ«ndia u plotΓ«sua pikΓ« pΓ«r pikΓ«. Kjo ishte pΓ«rgjigjja e lutjes sΓ« saj!

Sot, Taulanti Γ«shtΓ« kthyer nΓ« CCOAN-Tirana jo vetΓ«m pΓ«r tΓ« dΓ«shmuar, por pΓ«r ta bΓ«rΓ« kΓ«tΓ« krah pΓ«r krah me bashkΓ«shorten e tij tΓ« dashur. TΓ« dy janΓ« tΓ« mbushur me gΓ«zim dhe e falΓ«nderojnΓ« PerΓ«ndinΓ« pΓ«r mrekullinΓ« qΓ« Ai bΓ«ri nΓ« jetΓ«n e tyre.

NdΓ«rgjegjja Γ«shtΓ« instrumenti i PerΓ«ndisΓ«!

ShumΓ« njerΓ«z sot thonΓ« se besojnΓ« te Zoti dhe deklarojnΓ« se e dinΓ« qΓ« ka njΓ« Zot. Ata besojnΓ« dhe i kΓ«rkojnΓ« Zotit qΓ« t’i bekojΓ«. DΓ«shira e tyre Γ«shtΓ« qΓ« jeta tΓ« ndryshojΓ«, qoftΓ« nΓ« aspektin financiar, martesor apo shΓ«ndetΓ«sor.
Por kur u thua: β€œPse nuk i besoni Zotit qΓ« jeta jote tΓ« ndryshojΓ«?”, ata menjΓ«herΓ« gjejnΓ« njΓ« justifikim nΓ« gojΓ«n e tyre, duke thΓ«nΓ«: β€œUnΓ« kam besuar te Zoti, por asgjΓ« nuk ka ndryshuar.”

Ti qΓ« thua: β€œUnΓ« besoj”, a Γ«shtΓ« besimi yt me ndΓ«rgjegje tΓ« pastΓ«r, apo vetΓ«m po shtihesh?
NdΓ«rgjegjja Γ«shtΓ« instrumenti i PerΓ«ndisΓ« pΓ«r besimtarΓ«t. Ja pse shumΓ« njerΓ«z thonΓ« me gojΓ« se besojnΓ«, por ndΓ«rgjegjja e tyre nuk punon.
NΓ« ndΓ«rgjegje vijnΓ« dy zΓ«ra: zΓ«ri i PerΓ«ndisΓ« dhe zΓ«ri i satanait.
Kujt zΓ«ri i bindesh? Kujt zΓ«ri i pΓ«rgjigjet ndΓ«rgjegjja jote – zΓ«rit tΓ« satanait apo zΓ«rit tΓ« PerΓ«ndisΓ«?

Sa herΓ« ke parΓ« dikΓ« dhe ke thΓ«nΓ«: β€œPo ky si nuk ndryshon?”
Sepse besimi i tij nuk Γ«shtΓ« me ndΓ«rgjegje tΓ« pastΓ«r.
Besimi nuk funksionon nΓ«se ndΓ«rgjegjja nuk Γ«shtΓ« e pastΓ«r.
ShumΓ« njerΓ«z sot, pΓ«r shkak tΓ« ndonjΓ« situate, pΓ«r shkak se duan diΓ§ka nΓ« jetΓ«n e tyre dhe nuk presin kohΓ«n e Zotit, marrin veprime tΓ« gabuara. Ata nuk i binden ndΓ«rgjegjes sΓ« tyre, por dobΓ«sive tΓ« tyre. Dhe kΓ«shtu gabojnΓ«.
Sa herΓ« tΓ« ka folur ndΓ«rgjegjja dhe tΓ« ka paralajmΓ«ruar se ajo qΓ« po bΓ«n apo po thua Γ«shtΓ« gabim – dhe ti nuk i je bindur?

NdΓ«rgjegjja Γ«shtΓ« njΓ« instrument qΓ« Jezusi e ka vendosur nΓ« mendjen tΓ«nde qΓ« ti tΓ« vetΓ«dijesohesh pΓ«r atΓ« qΓ« duhet tΓ« veprosh dhe tΓ« besosh. Duhet tΓ« vetΓ«dijesohesh, sepse besimi vepron bashkΓ« me ndΓ«rgjegjen.

NdΓ«rgjegjja Γ«shtΓ« instrumenti i PerΓ«ndisΓ« nΓ« mendjen dhe nΓ« jetΓ«n tΓ«nde.

Veprat qΓ« bΓ«n ndikojnΓ« nΓ« besimin tΓ«nd – nΓ«se nuk i bindesh ndΓ«rgjegjes tΓ«nde.
PΓ«r shembull, sot ka njerΓ«z qΓ« kanΓ« frymΓ«n e hajdutit – duan tΓ« marrin Γ§do gjΓ« qΓ« shohin. Edhe aty, nΓ« ndΓ«rgjegjen e tyre, Zoti u flet dhe u thotΓ«: β€œKjo qΓ« po bΓ«n nuk Γ«shtΓ« e mirΓ« por ata nuk i binden ndΓ«rgjegjes sΓ« tyre por i binden dobΓ«sis sΓ« tyre .”

Ja pse shumΓ« njerΓ«z sot nuk arrijnΓ« tΓ« ndryshojnΓ« jetΓ«n e tyre. Mundohen, por nuk ia dalin. Sepse nuk mjafton vetΓ«m besimi – duhet qΓ« edhe ndΓ«rgjegjja tΓ« ecΓ« bashkΓ« me besimin dhe ti bindemi ndΓ«rgjegjes sΓ« pastΓ«r sepse ndΓ«rgjegjia Γ«shtΓ« pika e kontaktit midis njeriut dhe PerΓ«ndisΓ«.

Apostulli Pal i drejtohet Timoteut dhe i flet pΓ«r besimin e sinqertΓ«, jo tΓ« shtirΓ«. 1 Timoteut 1:5
[5] Synimi i kΓ«tij urdhri Γ«shtΓ« dashuria qΓ« vjen nga njΓ« zemΓ«r e dΓ«lirΓ«, nga njΓ« ndΓ«rgjegje e pastΓ«r dhe nga njΓ« besim pa hipokrizi.

ShumΓ« njerΓ«z sot mund tΓ« mos besojnΓ« si besonΓ« ti, por PerΓ«ndia ju ka dhΓ«nΓ« njΓ« ndΓ«rgjegje qΓ« u flet. Ajo ndΓ«rgjegje i kontrollon dhe u thotΓ«: β€œKjo qΓ« bΓ«re Γ«shtΓ« mΓ«kat. Kjo qΓ« the Γ«shtΓ« gabim.”
Por sΓ«rish, ata refuzojnΓ« t’i binden ndΓ«rgjegjes sΓ« tyre – pΓ«r shkak tΓ« dobΓ«sisΓ«, pΓ«r shkak se udhΓ«hiqen nga pasionet dhe dΓ«shirat e tyre. Ja pse njeriu duhet tΓ« ketΓ« ndΓ«rgjegje nΓ« besim.
Duhet tΓ« vetΓ«dijesohet se Γ§farΓ« beson, kujt i beson dhe si beson.

Fjala e PerΓ«ndisΓ« thotΓ«:
β€œDuaji tΓ« gjithΓ«, por beso vetΓ«m te Zoti.”
Sot, njerΓ«zit zhgΓ«njehen sepse besimi i tyre varet dhe mbΓ«shtetet te njeriu. Por ndΓ«rgjegjja e tyre e di se tΓ« besosh te njeriu Γ«shtΓ« mΓ«kat.
Njeriu nuk Γ«shtΓ« ai qΓ« tΓ« shpΓ«ton, nuk Γ«shtΓ« ai qΓ« tΓ« Γ§on nΓ« pΓ«rjetΓ«si. VetΓ«m besimi me ndΓ«rgjegje tΓ« pastΓ«r te PerΓ«ndia tΓ« Γ§on nΓ« pΓ«rjetΓ«si.

Ja pse shumΓ« njerΓ«z dΓ«shtojnΓ« nΓ« besimin e tyre – sepse nuk janΓ« tΓ« vetΓ«dijesuar pΓ«r atΓ« qΓ« besojnΓ« dhe pse besojnΓ«. Nuk kanΓ« kuptuar qΓ« Zoti flet edhe nΓ« ndΓ«rgjegje.

NΓ« ndΓ«rgjegje – kujt i bindesh Gjoni 3:1-5 – NdΓ«rgjegjja qΓ« tΓ« Γ§on te Jezusi

Γ‡farΓ« bΓ«ri Nikodemi, si mΓ«sues i Ligjit qΓ« ishte?
Γ‡farΓ« e shtyu atΓ« tΓ« shkonte natΓ«n te Jezusi?
Ishte ndΓ«rgjegjja e tij ajo qΓ« filloi tΓ« zgjohej. Ai nisi tΓ« mendojΓ«, tΓ« punojΓ« me veten, duke kuptuar se ky njeri – Jezusi – po bΓ«nte gjΓ«rat qΓ« askush nuk kishte bΓ«rΓ« mΓ« parΓ«.

Ai pa, dΓ«gjoi dhe u ndΓ«rgjegjΓ«sua pΓ«r realitetin shpirtΓ«ror qΓ« po ndodhte para syve tΓ« tij. Pse? Sepse, ndonΓ«se nΓ« besimin e tij ai i shΓ«rbente Zotit, nΓ« ndΓ«rgjegje ishte larg Atij. Por nΓ« momentin qΓ« pa Jezusin duke bΓ«rΓ« veprΓ«n e PerΓ«ndisΓ« – duke shΓ«ruar, duke Γ§liruar, duke folur me autoritet – ai, si mΓ«sues i Ligjit, u zgjua nΓ« ndΓ«rgjegje.

Edhe pse shumΓ« tΓ« tjerΓ« e kundΓ«rshtuan shΓ«rbesΓ«n e Jezusit sepse dΓ«gjuan zΓ«rin e Satanit dhe u mbΓ«shtetΓ«n nΓ« mendjen e tyre, Nikodemi dΓ«gjoi zΓ«rin e PerΓ«ndisΓ«. Ai u ndΓ«rgjegjΓ«sua.

Kjo Γ«shtΓ« arsyeja pse shumΓ« njerΓ«z sot nuk ecin pΓ«rpara, nuk e njohin tΓ« vΓ«rtetΓ«n dhe nuk i binden asaj β€” sepse nuk janΓ« ndΓ«rgjegjΓ«suar pΓ«r besimin e tyre.

Zanafilla 39:7-9 NdΓ«rgjegjja qΓ« refuzon mΓ«katin

Kur gruaja e Potifarit kΓ«rkoi nga Jozefi tΓ« mΓ«katonte, pse Jozefi nuk iu bind asaj?
Jozefi kishte gjithΓ§ka: nder, pozicion, autoritet nΓ« shtΓ«pinΓ« e Potifarit.
Por ai tha: β€œSi mund t’i bΓ«j kΓ«tΓ« tΓ« keqe PerΓ«ndisΓ«?”

Ai ishte i ndΓ«rgjegjshΓ«m pΓ«r PerΓ«ndinΓ« tΓ« cilit i shΓ«rbente. Ishte i ndΓ«rgjegjshΓ«m pΓ«r besimin qΓ« kishte. Prandaj nuk lejoi qΓ« zΓ«ri i Satanit, qΓ« fliste nΓ«pΓ«rmjet gruas sΓ« Potifarit. Ai zgjodhi tΓ« jetΓ« besnik, jo vetΓ«m nΓ« dukje, por nΓ« ndΓ«rgjegje.


A je ti i ndΓ«rgjegjshΓ«m pΓ«r besimin tΓ«nd?

Veprat e tua tregojnΓ« nivelin e ndΓ«rgjegjshmΓ«risΓ« dhe tΓ« besimit tΓ«nd.
Mos thuaj thjesht β€œKam vite nΓ« besim”, ose β€œUnΓ« e dua Zotin”.
E do Zotin me ndΓ«rgjegje tΓ« pastΓ«r apo me njΓ« ndΓ«rgjegje tΓ« shtirur?
Kush e udhΓ«heq ndΓ«rgjegjen tΓ«nde?
Kujt i shΓ«rben me ndΓ«rgjegjie?

Fjala e PerΓ«ndisΓ« thotΓ«:
β€œDuaji tΓ« gjithΓ«, por beso vetΓ«m te Zoti.”
Sot, njerΓ«zit zhgΓ«njehen sepse besimi i tyre varet dhe mbΓ«shtetet te njeriu. Por ndΓ«rgjegjja e tyre e di se tΓ« besosh te njeriu Γ«shtΓ« mΓ«kat.
Njeriu nuk Γ«shtΓ« ai qΓ« tΓ« shpΓ«ton, nuk Γ«shtΓ« ai qΓ« tΓ« Γ§on nΓ« pΓ«rjetΓ«si. VetΓ«m besimi me ndΓ«rgjegje tΓ« pastΓ«r te PerΓ«ndia tΓ« Γ§on nΓ« pΓ«rjetΓ«si.
NΓ« ndΓ«rgjegje – kujt i bindesh?

NΓ« KishΓ«n e KrishterΓ« tΓ« tΓ« Gjitha Kombeve, besimtaret u bashkuan nΓ« vijΓ«n e lutjes, ku pΓ«rjetuan njΓ« prekje tΓ« thellΓ« nΓ« praninΓ« e Zotit.ShumΓ« prej tyre gjetΓ«n Γ§lirim nga ngarkesat shpirtΓ«rore, pΓ«rjetuan shΓ«rim si fizikisht ashtu edhe shpirtΓ«risht, dhe u mbushΓ«n me hirin dhe bekimet e bollshme qΓ« vijnΓ« nga fuqia e Jezus Krishtit.

Share this page! Choose your platform!

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

𝐍𝐣𝐒𝐑 𝐌𝐞𝐧𝐝𝐒𝐦𝐒𝐧 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐒𝐬𝐞̈

𝐍𝐣𝐒𝐑 𝐌𝐞𝐧𝐝𝐒𝐦𝐒𝐧 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐒𝐬𝐞̈

Njih Mendimin e PerΓ«ndisΓ« NjΓ« e diel e bukur adhurimi nΓ« KishΓ«n e KrishterΓ« tΓ« tΓ« Gjitha Kombeve nΓ« TiranΓ«.BesimtarΓ«t u mblodhΓ«n sΓ« bashku dhe adhuruan me shumΓ« gΓ«zim e entuziazΓ«m Mbretin e mbretΓ«rve dhe Zotin e zotΓ«rve, Jezus Krishtin.Atmosfera ishte e mbushur me...

read more
πŒπŽπ’ 𝐄 π‘π„π…π”π™πŽ 𝐏𝐑𝐄𝐙𝐄𝐍𝐂𝐄𝐍 𝐄 π™πŽπ“πˆπ“ 𝐍𝐄 𝐉𝐄𝐓𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

πŒπŽπ’ 𝐄 π‘π„π…π”π™πŽ 𝐏𝐑𝐄𝐙𝐄𝐍𝐂𝐄𝐍 𝐄 π™πŽπ“πˆπ“ 𝐍𝐄 𝐉𝐄𝐓𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

πŒπŽπ’ 𝐄 π‘π„π…π”π™πŽ 𝐏𝐑𝐄𝐙𝐄𝐍𝐂𝐄𝐍 𝐄 π™πŽπ“πˆπ“ 𝐍𝐄 𝐉𝐄𝐓𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄! GjatΓ« adhurimit, njerΓ«zit ndalen nga zhurma e pΓ«rditshmΓ«risΓ« dhe i drejtohen Zotit me sinqeritet, duke i hapur zemrΓ«n plot besim dhe pΓ«rkushtim. DESHMIA E ZONJES ELVIRES NGA TIRANA! Zonja Elvira nga Tirana ndau me...

read more
ππ€π’π”π‘πŽπ‡π” πŒπ„ ππ€π’π”π‘πˆπ“π„Β  ππˆπ„π‹π‹πŽπ‘π„.

ππ€π’π”π‘πŽπ‡π” πŒπ„ ππ€π’π”π‘πˆπ“π„Β  ππˆπ„π‹π‹πŽπ‘π„.

ππ€π’π”π‘πŽπ‡π” πŒπ„ ππ€π’π”π‘πˆπ“π„ ππˆπ„π‹π‹πŽπ‘π„. GjatΓ« adhurimit, njerΓ«zit ngrejnΓ« duart dhe zemrat drejt qiellit, tΓ« mbushur me besim dhe mirΓ«njohje. Ata ndihen tΓ« ngushΓ«lluar, tΓ« mbrojtur dhe tΓ« bashkuar nΓ« njΓ« frymΓ« me Zotin. πŒπ„πŠπ€π“πˆ πŒπ„ π‹π€π‘π†πŽπˆ,ππŽπ‘ π‡πˆπ‘πˆ πŒπ„ π‘πˆπŠπ“π‡π„π” 𝐍𝐄 ππ„π’π„π‹πˆπƒπ‡π‰π„. Zonja...

read more
πŒπŽπ’ 𝐔 𝐁𝐄𝐉 πŠπŽππ‰πŽ ππŽπ‘ 𝐁𝐄𝐇𝐔 𝐈 𝐕𝐄𝐑𝐓𝐄𝐓𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

πŒπŽπ’ 𝐔 𝐁𝐄𝐉 πŠπŽππ‰πŽ ππŽπ‘ 𝐁𝐄𝐇𝐔 𝐈 𝐕𝐄𝐑𝐓𝐄𝐓𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

πŒπŽπ’ 𝐔 𝐁𝐄𝐉 πŠπŽππ‰πŽ ππŽπ‘ 𝐁𝐄𝐇𝐔 𝐈 𝐕𝐄𝐑𝐓𝐄𝐓𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ ! Sot, besimtarΓ«t ngritΓ«n duart dhe zemrat drejt qiellit, tΓ« mbushur me besim dhe mirΓ«njohje. Ata pΓ«rjetuan paqe, gΓ«zim tΓ« thellΓ« dhe njΓ« ndjenjΓ« tΓ« fortΓ« afΓ«rsie me Zotin. "Mos u bΓ«j kopje, por bΓ«hu i vΓ«rtetΓ« nΓ« Jezusin!"...

read more
𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄!

𝐁𝐄𝐉𝐄 ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐒𝐓𝐑𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄! TΓ« gjithΓ« te pranishmit adhuruan Atin qjellor edhe ndjenΓ« ripΓ«rtΓ«ritjen dhe shpresΓ«n qe vetΓ«m hiri I Zotit mund te sigurojΓ«. A duhet njΓ« grua tΓ« predikojΓ« FjalΓ«n e PerΓ«ndisΓ«? ShumΓ« njerΓ«z bΓ«jnΓ« pyetjen: β€œA ka tΓ« drejtΓ« njΓ« grua tΓ«...

read more
𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜?

𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜?

𝐂𝐅𝐀𝐑𝐄 π“π‡πŽπ“ π™πŽπ“πˆ 𝐏𝐄𝐑 π“π˜? Me zemer plot gezimi dhe nje deshire te thelle per te perjetuar fuqine e mrekullueshme te Zotit. Besimtaret iu bashkuan grupit te adhurimit duke kenduar himne dhe duke lavderuarAte qe ishte,eshte,dhe do te vije - Jezus Krishtin. MesazhI...

read more
𝐖𝐇𝐀𝐓 π†πŽπƒ π’π€π˜π’ π€ππŽπ”π“ π˜πŽπ”!

𝐖𝐇𝐀𝐓 π†πŽπƒ π’π€π˜π’ π€ππŽπ”π“ π˜πŽπ”!

𝐖𝐇𝐀𝐓 π†πŽπƒ π’π€π˜π’ π€ππŽπ”π“ π˜πŽπ”! With hearts full of joy and a deep desire to experience the miraculous power of God, believers joined the worship group singing hymns and praising the One who was, is, and is to come - Jesus Christ. The inspiring message from Prophet Kastriot...

read more
πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 ππ„π’πŽπ’π‡! Ishte njΓ« kohΓ« e bukur adhurimi, ku njerΓ«zit kishin mundΓ«sinΓ« tΓ« shprehnin dashurinΓ« e tyre dhe mirΓ«njohjen ndaj Zotit i cili solli ngushΓ«llim dhe forcΓ« pΓ«r shpirtin e tyre. Profeti Kastriot mirΓ«priti tΓ« pranishmit me njΓ« mesazh inkurajues me titullin...

read more
𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„?

𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„?

𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„? NjΓ« kohΓ« e bekuar ku shpirtΓ«rat e tΓ« pranishmΓ«ve u ngritΓ«n nΓ« lavdΓ«rim, duke pΓ«rjetuar njΓ« paqe dhe shpresΓ« tΓ« thellΓ«. Γ‡do kΓ«ngΓ« dhe lutje ishte njΓ« mundΓ«si pΓ«r t’u afruar mΓ« shumΓ« me Zotin, duke pΓ«rjetuar fuqinΓ« e pranisΓ« sΓ« Tij. π”πƒπ‡π„π“πˆπŒπˆ 𝐈 𝐍𝐉𝐄...

read more
𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ! Ishte njΓ« kohΓ« e qetΓ« nΓ« praninΓ« e Zotit β€” larg zhurmΓ«s sΓ« pΓ«rditshme, duke shijuar mirΓ«sinΓ« dhe pΓ«rqafimin e padukshΓ«m tΓ« Tij, si dhe sigurinΓ« qΓ« mbushte shpirtin. πŠπ”π’π‡ ππ”πŠ 𝐓𝐄 π‹π„π‰πŽπ 𝐓𝐄 π’π‡πŠπŽπ’π‡ 𝐍𝐄 πŠπˆπ’π‡π„? Mirsada po pΓ«rjetonte njΓ« betejΓ« tΓ«...

read more

Pin It on Pinterest