𝐍𝐆𝐀 ππ”π‘πŽπ 𝐏𝐀𝐐𝐉𝐀 π‰πŽπ“π„?

NjΓ« kohΓ« e bekuar ku shpirtΓ«rat e tΓ« pranishmΓ«ve u ngritΓ«n nΓ« lavdΓ«rim, duke pΓ«rjetuar njΓ« paqe dhe shpresΓ« tΓ« thellΓ«. Γ‡do kΓ«ngΓ« dhe lutje ishte njΓ« mundΓ«si pΓ«r t’u afruar mΓ« shumΓ« me Zotin, duke pΓ«rjetuar fuqinΓ« e pranisΓ« sΓ« Tij.

π”πƒπ‡π„π“πˆπŒπˆ 𝐈 𝐍𝐉𝐄 𝐓𝐄 π‘πˆπ” 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓 π‰π„π™π”π’πˆπ“!

Pas humbjes sΓ« dhimbshme tΓ« nΓ«nΓ«s, njΓ« i ri nga Tirana u rrit duke pΓ«rjetuar mungesΓ«n e saj dhe u rrethua nga njΓ« shoqΓ«ri qΓ« nuk ishte e duhura pΓ«r tΓ«. PΓ«r mΓ« tepΓ«r, ai kishte probleme me depresionin, frikΓ«n, ankthin dhe shikimin e materialeve pornografike, tΓ« cilat kishin prejardhje nga fryma e epshit β€” diΓ§ka qΓ« u zbulua nga Fryma e ShenjtΓ« pΓ«rmes profetit Kastriot nΓ« CCOAN-Tirana. Profeti e kΓ«shilloi gjithashtu tΓ« ruante veten dhe tΓ« priste kohΓ«n kur Zoti do t’i jepte bashkΓ«shorten e tij. MegjithatΓ«, pΓ«rmes besimit nΓ« Jezusin, ai pΓ«rjetoi njΓ« ndryshim tΓ« jashtΓ«zakonshΓ«m. Duke ia dorΓ«zuar jetΓ«n Jezusit dhe besuar nΓ« fuqinΓ« e Tij shpΓ«tuese, ai kaloi nga errΓ«sira nΓ« dritΓ«, duke gjetur paqe dhe lumturi tΓ« brendshme, dhe duke ditur qΓ« Jezusi e do. I riu inkurajon tΓ« gjithΓ« tΓ« rinjtΓ« tΓ« dorΓ«zojnΓ« jetΓ«n e tyre tek Jezusi. Lavdia i takon Atij qΓ« ishte, Γ«shtΓ« dhe do tΓ« jetΓ« β€” Jezus Krishtit!

Profeti Kastriot ndau njΓ« mesazh inkurajues me titullin β€œNGA BURON PAQJA JOTE”. Ai shpjegoi se paqja e vΓ«rtetΓ« Γ«shtΓ« ajo qΓ« qΓ«ndron edhe kur dikush pΓ«rballet me tundime dhe sprova. NΓ«se dΓ«shiron paqe, mos zgjidh paqen e kΓ«saj bote, e cila Γ«shtΓ« mashtrim dhe e pΓ«rkohshme. Zgjidh paqen e Zotit qΓ« vjen nga lart – kjo Γ«shtΓ« paqja e vΓ«rtetΓ«. Fjala e Zotit na tregon se jemi nΓ« kΓ«tΓ« botΓ«, por nuk jemi pjesΓ« e saj. Ne jemi kalimtarΓ«, dhe shtΓ«pia jonΓ« Γ«shtΓ« nΓ« qiell.

Profeti Kastriot thekson se Γ§do besimtar i vΓ«rtetΓ« duhet tΓ« qΓ«ndrojΓ« nΓ« tΓ« vΓ«rtetΓ«n, tΓ« ecΓ« me tΓ« vΓ«rtetΓ«n dhe tΓ« jetojΓ« nΓ« tΓ« vΓ«rtetΓ«n – e cila Γ«shtΓ« vetΓ« Jezusi, β€œrruga, jeta dhe e vΓ«rteta”. Mesazhi fokusohet fuqishΓ«m mbi temΓ«n e paqes sΓ« vΓ«rtetΓ« – jo paqja qΓ« ofron bota, por ajo qΓ« vjen nga lart, nga vetΓ« Zoti.

Profeti flet pΓ«r njΓ« realitet tΓ« dhimbshΓ«m: shumΓ« njerΓ«z thonΓ« se kanΓ« paqe, por nΓ« fakt pΓ«rjetojnΓ« grindje dhe turbullira nΓ« jetΓ«n e tyre, veΓ§anΓ«risht brenda familjeve. Kjo sepse njerΓ«zit nuk e kanΓ« njohur burimin e vΓ«rtetΓ« tΓ« paqes, Krishtin. Ai shpjegon se paqja nuk provohet kur gjithΓ§ka Γ«shtΓ« mirΓ«, por kur njeriu Γ«shtΓ« nΓ« tundim dhe sprovΓ«. PikΓ«risht nΓ« mes tΓ« vΓ«shtirΓ«sive, zbulohet paqja e brendshme qΓ« vetΓ«m Zoti mund tΓ« japΓ«. Paqja e botΓ«s Γ«shtΓ« mashtruese, njΓ« fasadΓ« e pΓ«rkohshme. NdΓ«rsa paqja qΓ« vjen nga Zoti Γ«shtΓ« e qΓ«ndrueshme, dhe vetΓ«m ajo Γ«shtΓ« nΓ« gjendje ta mbajΓ« njΓ« zemΓ«r tΓ« patundur nΓ« mes tΓ« urrejtjes, fyerjeve, sprovave dhe krizave ekonomike. Profeti thekson se as ekonomia, as sistemi, as paratΓ«, as sendet nuk janΓ« burim paqeje.

Ai sfidon besimtarΓ«t qΓ« tΓ« zgjedhin paqen e Zotit, e cila nuk varet nga rrethanat e jashtme, por qΓ«ndron nΓ« marrΓ«dhΓ«nien personale me Jezusin. Duke iu referuar Ungjillit sipas Gjonit 14:27, ai sjell nΓ« vΓ«mendje fjalΓ«t e Jezusit: β€œUnΓ« po ju lΓ« paqen, po ju jap paqen Time: UnΓ« po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittΓ« dhe mos u frikΓ«softΓ«.” MΓ« tej, thekson se paqja e Jezusit Γ«shtΓ« njΓ« armΓ« shpirtΓ«rore qΓ« Satani nuk mund ta mposhtΓ«. Ai pΓ«rmend shembuj nga Bibla si fjalΓ«t e fundit tΓ« Jezusit nΓ« kryq (β€œFali ata…”) dhe dΓ«shminΓ« e Stefanit para martirizimit tΓ« tij – tΓ« dy kΓ«ta treguan njΓ« paqe hyjnore pΓ«rtej Γ§do logjike njerΓ«zore. Ai vazhdon duke thΓ«nΓ« se paqja Γ«shtΓ« Γ§elΓ«si qΓ« aktivizon dashurinΓ«, lutjen, fuqinΓ« dhe veprimin nΓ« jetΓ«n e njΓ« tΓ« krishteri. Pa paqe, s’ka dashuri, pa dashuri, s’mund tΓ« lutesh me fuqi. Zoti nuk vepron nΓ« njΓ« zemΓ«r qΓ« Γ«shtΓ« plot grindje, pa falje, pa dashuri – Fryma e ShenjtΓ« nuk mund tΓ« qΓ«ndrojΓ« aty. Sipas Fjales se PerendisΓ«, mungesa e paqes Γ«shtΓ« arsyeja pse shumΓ« besimtarΓ« nuk pΓ«rjetojnΓ« veprΓ«n e PerΓ«ndisΓ« nΓ« jetΓ«n e tyre. Ata kΓ«rkojnΓ« paqe nΓ« sendet, miqtΓ«, televizor, media, por ajo s’gjendet atje. Ajo vjen vetΓ«m nga lart, vetΓ«m pΓ«rmes njΓ« marrΓ«dhΓ«nieje me Krishtin.

Share this page! Choose your platform!

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

𝐆𝐉𝐄𝐉 πˆππŠπ”π‘π€π‰πˆπŒπˆπ 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ! Ishte njΓ« kohΓ« e qetΓ« nΓ« praninΓ« e Zotit β€” larg zhurmΓ«s sΓ« pΓ«rditshme, duke shijuar mirΓ«sinΓ« dhe pΓ«rqafimin e padukshΓ«m tΓ« Tij, si dhe sigurinΓ« qΓ« mbushte shpirtin. πŠπ”π’π‡ ππ”πŠ 𝐓𝐄 π‹π„π‰πŽπ 𝐓𝐄 π’π‡πŠπŽπ’π‡ 𝐍𝐄 πŠπˆπ’π‡π„? Mirsada po pΓ«rjetonte njΓ« betejΓ« tΓ«...

read more
π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„?

π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„?

π’πˆ 𝐈 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐁𝐄𝐍 ππ„π‘π„ππƒπˆπ’π„? BesimtarΓ«t u mblodhΓ«n si njΓ« familje shpirtΓ«rore, tΓ« bashkuar nΓ« dashurinΓ« e Krishtit, duke kΓ«nduar himne frymΓ«zuese dhe duke pΓ«rjetuar prekjen e Zotit, duke lΓ«nΓ« pas shqetΓ«simet dhe duke u mbushur me dritΓ«n e shpresΓ«s. 𝐍𝐆𝐀 π„π‘π‘π„π’πˆπ‘π€ 𝐍𝐄 πƒπ‘πˆπ“π„!...

read more
πŠπ€ 𝐒𝐇𝐏𝐑𝐄𝐒𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

πŠπ€ 𝐒𝐇𝐏𝐑𝐄𝐒𝐄 𝐍𝐄 π‰π„π™π”π’πˆπ!

KA SHPRESE NE JEZUSIN! Ishte njΓ« kohΓ« e bukur adhurimi, njΓ« mundΓ«si pΓ«r tΓ« thelluar marrΓ«dhΓ«nien me Zotin dhe pΓ«r tΓ« pasur njΓ« takim tΓ« mrekullueshΓ«m me TΓ«! Zoti Γ§liron shΓ«rbΓ«torΓ«t e Tij besnikΓ« nga problemet e tyre, i vesh me lavdi dhe nuk Γ«shtΓ« larg atyre qΓ« e...

read more
πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 𝐄𝐂𝐄𝐒𝐇 πŒπ„ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 𝐄𝐂𝐄𝐒𝐇 πŒπ„ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„!

πŒπ„π’πŽ 𝐓𝐄 𝐄𝐂𝐄𝐒𝐇 πŒπ„ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„! 𝐍𝐉𝐄 𝐉𝐄𝐓𝐄 𝐄 𝐑𝐄 𝐍𝐄 πŠπ‘πˆπ’π‡π“πˆπ! Lavdi Zotit tΓ« GjithΓ«pushtetshΓ«m pΓ«r mΓ«shirΓ«n dhe fuqinΓ« e Tij! Zonja Shpresa Γ«shtΓ« njΓ« dΓ«shmi e gjallΓ« e hirit dhe mΓ«shirΓ«s sΓ« Zotit. Ajo mori njΓ« profeci nga Profeti Kastriot, i cili i tha: "Ti ke njΓ« jetΓ« tΓ«...

read more
π“π‡π„πŒπ„π‹πŽ ππ„π’πˆπŒπˆπ!

π“π‡π„πŒπ„π‹πŽ ππ„π’πˆπŒπˆπ!

π“π‡π„πŒπ„π‹πŽ ππ„π’πˆπŒπˆπ! Ishte njΓ« kohΓ« e bukur adhurimi, ku njerΓ«zit kishin mundΓ«sinΓ« tΓ« shprehnin dashurinΓ« e tyre dhe mirΓ«njohjen ndaj Zotit, i cili solli ngushΓ«llim dhe forcΓ« pΓ«r shpirtin e tyre! π‹πˆπ‘πˆπ€ 𝐍𝐄 πŠπ‘πˆπ’π‡π“! Simela, njΓ« vajzΓ« e re qΓ« vuante nga ankthi, nga dhimbjet e...

read more
πŒπŽπ’ 𝐔 π…πŽπŠπ”π’πŽ 𝐍𝐄 ππ„πŠπˆπŒπˆπ ππŽπ‘ π“π„πŠ πŽπ…π‘π”π„π’πˆ 𝐈 ππ„πŠπˆπŒπˆπ“!

πŒπŽπ’ 𝐔 π…πŽπŠπ”π’πŽ 𝐍𝐄 ππ„πŠπˆπŒπˆπ ππŽπ‘ π“π„πŠ πŽπ…π‘π”π„π’πˆ 𝐈 ππ„πŠπˆπŒπˆπ“!

Ishte njΓ« ditΓ« gΓ«zimi ku zemrat e njerΓ«zve u bashkuan nΓ« adhurim duke u afruar mΓ« pranΓ« dashurisΓ« dhe bekimeve tΓ« Zotit Jezus Krisht. Mbas adhurimit, zemrat e tΓ« gjithΓ«ve, u ndjen se kishin qenΓ« nΓ« praninΓ« e Zotit. 𝐍𝐉𝐄 π…πˆπ‹π‹πˆπŒπˆ 𝐈 π‘πˆ! Znj.Klara ndau dΓ«shminΓ« e saj nΓ«...

read more
πƒπŽ ππŽπ“ π…πŽπ‚π”π’ 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 ππ‹π„π’π’πˆππ† 𝐁𝐔𝐓 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 πŽππ„ π–π‡πŽ πŽπ…π…π„π‘π’ 𝐓𝐇𝐄 ππ‹π„π’π’πˆππ†!

πƒπŽ ππŽπ“ π…πŽπ‚π”π’ 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 ππ‹π„π’π’πˆππ† 𝐁𝐔𝐓 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 πŽππ„ π–π‡πŽ πŽπ…π…π„π‘π’ 𝐓𝐇𝐄 ππ‹π„π’π’πˆππ†!

πƒπŽ ππŽπ“ π…πŽπ‚π”π’ 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 ππ‹π„π’π’πˆππ† 𝐁𝐔𝐓 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 πŽππ„ π–π‡πŽ πŽπ…π…π„π‘π’ 𝐓𝐇𝐄 ππ‹π„π’π’πˆππ†! It was a day of joy where the hearts of people united in worship, drawing closer to the love and blessings of The Lord Jesus Christ. After the worship, everyone felt that their hearts had been in the...

read more
πŠπ”π’π‡ 𝐉𝐀𝐍𝐄 π…π‘π˜π“π„π“ 𝐄 𝐆𝐉𝐔𝐇𝐄𝐒 𝐓𝐔𝐀𝐉?

πŠπ”π’π‡ 𝐉𝐀𝐍𝐄 π…π‘π˜π“π„π“ 𝐄 𝐆𝐉𝐔𝐇𝐄𝐒 𝐓𝐔𝐀𝐉?

πŠπ”π’π‡ 𝐉𝐀𝐍𝐄 π…π‘π˜π“π„π“ 𝐄 𝐆𝐉𝐔𝐇𝐄𝐒 𝐓𝐔𝐀𝐉? ShΓ«rbesa nisi me kΓ«ngΓ« shprese dhe lavdΓ«rimi, te cilat krijuan momente tΓ« ngrohta ,ku zemrat e besimtarΓ«ve ishin tΓ« etura pΓ«r paqe dhe udhΓ«zim edhe Γ§do person mund tΓ« reflektonte mbi besimin e tij. "𝐍𝐆𝐀 π™π„πŒπ„π‘πˆπŒπˆ 𝐍𝐄 𝐏𝐀𝐐𝐄: π’πˆ 𝐋𝐔𝐓𝐉𝐀 𝐈 𝐃𝐇𝐀...

read more
ππ„πŠπŽ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐍𝐄 π’ππ‘πŽπ•π€!

ππ„πŠπŽ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐍𝐄 π’ππ‘πŽπ•π€!

ππ„πŠπŽ ππ„π‘π„ππƒπˆππ„ 𝐍𝐄 π’ππ‘πŽπ•π€! Nuk ishte vetΓ«m njΓ« mbledhje njerΓ«zish, por ishte diΓ§ka mΓ« e thellΓ« - momente tΓ« bukura adhurimi ku zemrat filluan tΓ« kΓ«rkojnΓ« Zotin dhe tΓ« mbΓ«shteten te Mbreti i MbretΓ«rve dhe Zoti i ZotΓ«rve. 𝐈 π‘πˆπ” 𝐐𝐄 π•π”π€π‰π“πˆ 𝐍𝐆𝐀 𝐄𝐍𝐃𝐑𝐑𝐀𝐓 𝐄 πŠπ„ππˆπ‰π€ 𝐏𝐄𝐑 𝟏𝟐 π•πˆπ“π„...

read more
πŽππ„πƒπˆπ„ππ‚π„ πˆπ’ 𝐒𝐔𝐂𝐂𝐄𝐒𝐒!

πŽππ„πƒπˆπ„ππ‚π„ πˆπ’ 𝐒𝐔𝐂𝐂𝐄𝐒𝐒!

πŽππ„πƒπˆπ„ππ‚π„ πˆπ’ 𝐒𝐔𝐂𝐂𝐄𝐒𝐒! With hearts filled with anticipation, people of faith gathered at the Christian Church of all nations - Tiranaand sung praises to the One who was, is and is to come, burdens were laid down, and souls were refreshed in the presence of God. 𝐉𝐄𝐒𝐔𝐒...

read more

Pin It on Pinterest