RRETH NESH

BESIMI YNË

  • Fryma e Shenjtë bashkëpunoi me Atin dhe Birin për të krijuar botën.Ati dha Frymën e Tij që të na bëjë si Birin e Tij,Jezus Krishtin.Jezus Krishti që ne njohim është Jezusi me fuqinë e Frymës së Shenjtë.Dha një premtim të mrekullueshëm në ungjillin e Gjonit 14:16-17“Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’iu japë një Ngushëllues tjetër,që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës,që bota nuk mund ta marrë,sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh:por ju e njihni,sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju” Fryma e Shenjtë do të jetë përgjithmonë me ne.Kjo gjë nuk është e njohur tek të gjithë dhe nuk e kanë marrë të gjithë,vetëm ata që janë të përgatitur për Të.Fryma e Shenjtë na tregon se sa gabim janë mëkatet tona. Na ndihmon që ta pranojmë Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tonë.Ai ndryshon krejt jetën tonë. Ky quhet ndryshim rrënjësor ose rilindje.
  • Jezus Krishti është një fitues shpirtrash.Për këtë arsye erdhi,jetoi,vdiq dhe u ringjall.Erdhi për të restauruar marrëdhënien midis Perëndisë dhe njeriut.Për sa i përket natyrës së Tij njerëzore,Jezus Krishti ishte pasardhës i Davidit.Për sa i përket natyrës së Tij hyjnore,u duk me fuqi të madhe që ishte Bir i Perëndisë,ndërkohë që u ngjall ditën e tretë.Tani ulet në të djathtë të fronit të Perëndisë (Hebrenjtë 12:2; Romakët 1:2-4). U tundua në të gjitha aspektet e jetës,ashtu si edhe ne,por nuk kishte mëkat në jetën e Tij.Jezus Krishti na do,vdiq për ne,mbretëron me fuqi për ne dhe vazhdon të lutet për ne.
  • Njerëz të shenjtë të Perëndisë u drejtuan nga Fryma e Shenjtë ndërkohë që predikonin mesazhin që erdhi nga Perëndia.Bibla është më tepër se fakte historike dhe urtësi e lashtë.Është mesazhi i hirit dhe i të vërtetës Së Perëndisë për ne sot (2 Timoteu 3:16; 2 Pjetri 1:21).
  • Mëkati e drejton dikë në vdekje dhe shkatërrim,por Fjala e Perëndisë të drejton në jetë.Nëse Jezus Krishti është Zoti dhe Shpëtimtari ynë,një trup i ri,një shpirt i ri dhe një frymë e re na presin një ditë.Fryma e Perëndisë i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë (Romakët 8:16).
  • Shpëtimi do të thotë të jesh i lirë nga mëkati dhe pasojat e tij dhe merret me besim nëpërmjet fuqisë pastruese të gjakut të Jezus Krishtit. Çdo njëri duhet të pranojë Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tij personal, ndryshe vdekja e Jezusit nuk mund ta shpëtojë.
  • Fjala e Perëndisë rifreskon mëndjen tonë,ndërkohë Fryma e Perëndisë rinovon fuqinë tonë.Që të rilindim,jo vetëm duhet të kemi Fjalën e Perëndisë, por edhe Frymën e Tij bashkë më pendim dhe besim në zemrat tona.
  • Shërimi Hyjnor është një fuqi mbinatyrale e Perëndisë që sjell shëndet në trupin njerëzor. Merret nëpërmjet besimit në veprën e përfunduar të Zotit tonë Jezus Krisht. I gjithë dënimi që mori Jezus Krishti para dhe gjatë kryqëzimit të Tij ishte për shërimin tonë-në frymë, shpirt dhe trup. Nëpërmjet plagëve të Tij jemi të shëruar. Shërimi hyjnor përfshihet në përfitimet që Jezus Krishti pagoi për ne në Golgotë.
  • Pagëzimi në ujë dhe pagëzimi me Frymën e Shenjtë. Besojmë gjithashtu në foljen e gjuhëve, ndërkohë që Fryma e Shenjtë i jep (Veprat e Apostujve 2:4). Të gjithë ata që bëhen pjesë e trupit të Jezus Krishtit, janë sepse pagëzohen me Frymën e Shenjtë (1 Korintasve 12:13; Romakët 8:9). Kur pagëzohesh me Frymën e Shenjtë, fuqia e Perëndisë do të vijë mbi ty, siç ndodhi edhe tek dishepujt e parë në ditën e Rrëshajave (Veprat e Apostujve 2:1-4). Kur fuqia e Perëndisë do të vijë mbi ty, do të ndikojë çdo gjë që ka të bëjë me ty. Fryma e Shenjtë prodhon lumenj jete, gëzimi, dashurie, paqeje dhe fuqie, në mënyrë që të burojnë brenda teje për nevojat e të tjerëve (Gjoni 7:37-38).
  • Bashkësia Intime e Jezus Krishtit me dishepujt e Tij në ungjillin e Mateut 26:26-28“Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha:<< Merrni, hani; ky është trupi im>>. Pastaj mori kupën, dhe falenderoi dhe ua dha atyre duke thënë << Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë, për faljen e mëkateve” Ndërkohë që dishepujt e Jezusit morën udhëzimin që të merrin pjesë në Darkën e Pashkës me Jezus Krishtin, edhe ne gjithashtu marrim pjesë në Darkën e Zotit (2 Pjetri 1:4), në lidhje me udhëzimin e Frymës së Shenjtë (1 Korintasve 2:10; 11:26-31).
  • Jezus Krishti do të vijë përsëri,ashtu dhe siç iku (Veprat e Apostujve 1:11; 1 Thesalonikasve 4:16-17).

Pin It on Pinterest