RRETH NESH

CCOAN – TIRANA

about_us_image_

Qëllimi dhe misioni i kishës është i thjeshtë dhe i qartë-të gjejë dhe të shpëtojë të humburin. (Luka 19:10).

Perëndia përdor njeriun e Perëndisë Kastriot si një kanal shërimi, profecie, çlirimi, bekimi dhe shpëtimi. Çdo javë ndodhin mrekulli dhe shërime nga shumë lloj sëmundje, si hepatiti, kanceri, paraliza, shterpësia, sëmundje të ndryshme të zemrës dhe shumë sëmundje të tjera, duke vërtetuar se Jezusi është Ai që thotë se është, zotëron atë që thotë se ka dhe mund të bëj atë që thotë se mund të bëj. Çdo të Djelë kisha mbushet me besimtarë nga e gjithë Greqia, por edhe nga e gjithë bota. Njerëz nga fise, kultura dhe doktrina të ndryshme, vijnë në Sinagogë, Kisha e të Gjitha Kombeve Selanik, për tu bërë dëshmitarë të fuqisë së Perëndisë që shfaqet në kishë çdo javë. Paralelisht, dëshmitë e shumë njerëzve vazhdojnë të vërtetojnë mrekullitë që ndodhin, çdo lloj sëmundje gjunjëzohet dhe bindet nën autoritetin e emrit të Jezus Krishtit. Vajosja e Perëndisë nuk vepron me plane, metoda dhe teknika, por me njerëz të përshtatshëm. Njeriu i Perëndisë Kastriot thjesht përdor fuqinë që iu është dhënë të gjithë besimtarëve. (Luka 10:19) “Jezus Krishti zhgënjehet kur shikon që njerëzit nuk mund të përdorin fuqinë që iu është dhënë.”

Perëndia nuk ka duar, por ka duart tona për të bërë veprën e Tij! Që nga dita e parë, CCOAN – Tirana, nuk përqëndrohet tek shërimi, por tek Shëruesi, i cili është Jezus Krishti. Fjala e Perëndisë thotë që e vetmja arsye që merr nga Perëndia është për shpëtimin e shpirtit (Matthew 6:33). Njeriu i Perëndisë Kastriot nuk është shërusi, por njeh Shëruesin-emri i Tij është Jezus Krisht!

 

PSE “CHURCH OF ALL NATIONS”?

Emri që iu dha kishës, dëshmon për zbulesën profetike që iu dha T.B Xhoshua nga Perëndia.

“E ardhmja duhet të vijë brenda teje përpara se ti të shkosh drejt të ardhmes (destinacionit) tënd”

 

VIZIONI YNË

Nuk ka të bëjë me predikuesin, por me Fjalën e përjetshme të Perëndisë. Nuk ka të bëjë me mrekullitë, por me Atë që bën mrekullitë. nuk ka të bëjë me njeriun, por me Krijuesin. Të gjitha kanë lidhje me Jezus Krishtin. Mesazhi i përjetshëm i Zotit tonë Jezus Krisht, pavarësisht pasigurive të jetës, do të qëndrojë në përjetësi. Për këtë arsye lindëm, jetojmë dhe do të vdesim.

Kudo që të na çojë rruga, vizioni që u bë arsyeja të lindte para shumë vitesh kjo shërbesë, është i njëjti vizion që na zgjon në mëngjes, që na dërgon për të flejtur në darkë dhe që na përgatit për të udhëtimin e të “nesërmes”. Kush është vizioni? Një rrugë, një vepër. Rruga është Jezus Krishti dhe vepra është që t’iu flasim të tjerëve për Atë, për shpëtimin e shpirtit të tyre.

“Për ata që jeta e tyre është e përqëndruar në Jezus Krishtin, e mira nuk është e mjaftueshme – më e mira po vjen”

Pin It on Pinterest