RRETH NESH

PROFET KASTRIOT

man_of_god_harry_image3

Kastriot Sinaj është Pastori i Christian Church Of All Nations – Tirana.

Ka lindur në 16 Korrik të vitit 1980 në Bilç të Beratit,një fshat i  vogël në jug të Shqipërisë. Fëmijërinë e tij e kaloi në fshatin e  tij.

Në moshën 18 vjeçare emigroi në Evropë për një jetë më të mirë. Në vitin 2005 u martua dhe ka dy fëmijë. Punoi në punë të ndryshme, por asnjëherë nuk u ndje i përmbushur në çdo gjë që bënte. Gjithmonë ishte në kërkim të asaj gjëje që i mungonte. Nga ana e jashtme i kishte të gjitha: kishte një familje dhe fëmijë shembullorë, punë dhe të ardhura të mjaftueshme financiare, por gjithmonë ndihej bosh brenda tijë.

Kënaqësia në jetë nuk ka të bëjë me të pasurit fëmijë, para apo gjëra të tjera materiale të kësaj bote. Ju duhet të përjetoni Perëndinë!

Duke kërkuar të kuptonte përse ndihej bosh brenda tij i shtyrë nga shumë ëndrra dhe vizione vendosi të mbylli një takim me Njeriun e Perëndisë Hari. Njeriu i Perëndisë e bëri të kuptonte se të gjithë njerëzit që ditën që lindin, kanë një thirrje nga Perëndia dhe nëse nuk e zbulon kush është thirrja jote në jetë, do të ndihesh gjithmonë bosh pavarësisht nga arritjet e tua në jetë.

Nëse ndiqni drejtimin e thirrjes tuaj, do të befasoni veten tuaj dhe do të bëni një ndryshim në botë!

Në atë moment, Njeriu i Perëndisë Hari e ftoi që të bëhej një nga dishepujt e tijë. Pasi mori vendimin që të bëhej dishepull i tijë, jeta e tij u mbush me gëzim. Gjate trajnimit të tij si dishepull nën Njeriun e Perendise Hari me drejtimin e Frymës së Shenjtë, zbuloi thirrjen e tij për t’i shërbyer Perëndisë. Dhe ndërsa u trajnua nën ndikimin e Frymës së Shenjtë në 3 Shtator të vitit 2023, Perëndia e vajosi për të bërë misionin e Tij. Njeriu i Perëndisë Kastriot filloi shërbesën e Frymës së Shenjtë me shenja dhe mrekulli të mëdha. Kështu duke predikuar Jezus Krishtin nëpërmjet Frymës së Shenjtë,ai u bë një kanal drite atje ku ka errësirë, u bë një kanal shërimi aty ku ka sëmundje,u bë një kanal shprese aty ku ka dëshpërim.

Kur ju e lejoni Perëndinë t’ju transformojë me fuqinë e Frymës së Shenjtë, Ai hollësisht do të fillojë t’ju tregojë rrugën e Tijë!

Sipas Ungjillit të Gjonit 14: 12 -14. Me të vërtetë po ju them se kush beson në mua do t’i bëjë edhe ai veprat që bëj unë, madje do të bëjë vepra edhe më të mëdha, sepse unë po shkoj tek Ati. [13] Unë do të bëj çdo gjë që do të kërkoni në emrin tim, që Ati të përlëvdohet në Birin. [14] Çfarëdo që të më kërkoni në emrin tim, unë do ta bëj»

Kur Jezu Krishti të bëhet trajneri juaj, do t’ju kërkohet të shihni atë që askush më parë nuk e ka parë, të bëni atë që nuk është bërë kurrë më parë dhe të thoni atë që nuk është thënë kurrë më parë.

Pin It on Pinterest