RRETH NESH
PROFETI T.B. XHOSHUA
“…Pashë një dorë që vuri Biblën e Shenjtë në zemrën time.Bibla u bë pjesë e zemrës sime menjëherë…Dëgjova një zë të thoshte”Jam Perëndia që po të jap sot një mision hyjnor,që të vësh në zbatim veprën e Atit Qiellor. Do të tregoj mënyrat e mrekullueshme me të cilat do të shfaq Veten Time nëpërmjet teje,që të mësosh të tjerët,të predikosh dhe të bëjë nëpërmjet teje mrekulli,shenja dhe gjëra madhështore për shpëtimin e shpirtrave…”
Pas kësaj ngjarjeje,profeti T.B Xhoshua filloi një shërbesë me vetëm tetë persona dhe e quajti”Sinagoga,Kisha e të Gjitha Kombeve”-një emër që Perëndia ia zbuloi me mënyrë hyjnore.Që nga ai moment dhe më pas,kisha filloi të rritej dhe të përhapej madje edhe përtej kufinjve të Nigerisë.Më tepër se 15.000 besimtarë mblidhen çdo të Djelë në kishë dhe vizitorë nga e gjithë bota akomodohen në objektet(ndërtesat) e kishës.
Në 8 mars të vitit 2007,profeti T.B Xhoshua themeloi një kanal televiziv të krishterë që u quajt Emmanuel TV. Emmanuel TV është një kanal televiziv i SCOAN që transmeton 24orë/24 orë,7 ditë në javë.Çdo të Djelë shërbesa transmetohet drejtpërdrejt në Emmanuel TV dhe programet e tij të veçanta tërheqin akoma më tepër teleshikues nga e gjithë bota.
Jeta e TB. Xhoshua është një histori e hirit të mrekullueshëm të Perëndisë dhe një vizioni të patundur. Ishte një mentor i udhëheqësve dhe njëkohësisht mik i të vejave dhe të atyre që janë më pak të privilegjuar. Ishte një shembull për brezin e tij, por edhe një njeri i përulur dhe njëri shumë punëtor, i cili luftonte pa pushim për Mbretërinë e Perëndisë. Historia e tij është një inkurajim, që do të thotë se ka shpresë për më të dobëtit. Gjithashtu trajnoi në ambjentet e kishës ungjilltarë nga e gjithë bota, sepse besonte që “Shpërblimi më i madh që mund t’i japë Perëndia shërbëtorit të Tij, është që të përgatisë dishepuj të cilët do të bëjnë gjëra më të mëdha sesa ato që po bëhen tani.”
“Sepse Zoti , Zoti nuk bën asgjë, pa ua zbuluar sekretin e Tij shërbëtorëve të tij, profetëve.” – Amos 3:7
Të Shtunën, 5 qershor 2021, Profeti TB. Xhoshua foli gjatë Takimit të Bashkëpunëtorëve të Emanuel TV: “Koha për çdo gjë – koha për të ardhur këtu për lutje dhe koha për t’u kthyer në shtëpi pas takimit.” Perëndia e mori shërbëtorin e Tij, Profetin TB. Xhoshua, në shtëpinë e tij qiellore – ashtu siç ishte planifikuar nga Ati Qiellor . Momentet e fundit mbi tokë i shpenzoi në shërbesën e Perëndisë. Për këtë lindi, jetoi dhe për këtë vdiq.
Siç thotë Profeti TB. Xhoshua “Mënyra më e mrekullueshme për të përdorur jetën tënde, është që ta shpenzosh në diçka që do të vazhdojë të jetë edhe pasi vetë jeta të përfundojë.”
Profeti TB. Xhoshua la pas një trashëgimi shërbese dhe sakrifice në Mbretërinë e Perëndisë e cila është e gjallë dhe do të vazhdojë të jetë edhe në brezat që nuk kanë lindur akoma. Këto janë fjalët e fundit të Profetit TB. Xhoshua: “Rrini zgjuar dhe lutuni.”
“Një jetë përkushtuar Jezus Krishtit është gjithçka që kemi, një jetë për Jezus Krishtin është e paçmueshme.”
Lutemi që historia e tij të bëhet një burim frymëzimi në udhën tuaj me Jezus Krishtin.